Formula 1 Sport

KA 5 VITE NË KOMA/ Rrëfehet PRIFTI që vizitoi Shumakerin: Ja si dukej fytyra e tij, ka për të…

At Georg Ganswein është një nga të paktët persona që ka arritur të vizitojë shtatë herë kampionin e botës në “Formula 1”, Majkëll Shumaker, i cili është në gjendje kome që prej 29 dhjetor 2013, nga një përplasje kur piloti ishte duke bërë ski.

Miku-besimtar i Papa Françeskut edhe Papa Benedikti i XVI ka zhvilluar takimin me ish-pilotin e garave me makina në vitin 2016, kur gjermani ishte në gjendje kome.

At Georg ka treguar se ai nuk ka folur për këtë vetëm për respekt të bashkëshortes së pilotit edhe fëmijëve të tij.

Në të përjavshmen “Bunte”, At Xhorxh Gansuein ka rrëfyer: “Kam folur për herë të parë me gruan dhe nënën e tij, pastaj një infermiere e solli atë në dhomën e pritjes. U thashë atyre se jam një tifoz i vjetër i tij, e kam prekur me të dyja duart, e pashë dhe bëra shenjën e kryqit, duke vendosur gishtin e tij mbi ballë.

Fytyra e tij është ajo që ne të gjithë e dimë, vetëm pak më të plotë. Ai e ndien dashurinë e personave që ka rreth, që kujdesen për të (sipas lajmeve të fundit, duhet të jenë rreth 15 mjekë dhe infermierë) dhe falë Zotit e mbajnë larg kuriozitetit të tepërt të njerëzve.

Një person i sëmurë ka nevojë për mirëkuptimin. Familja është një fole mbrojtëse që Majkëll ka absolutisht nevojë dhe të qëndruarit pranë tyre është thelbësore”.

Related posts

U SHKARKUA NGA TIRANA/ Emanuel Egbo: Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them…

Delo.autor

HYRI NË PJESËN E DYTË NË SFIDËN NDAJ VERONËS/ Ja nota që vendos media italiane për mesfushorin e Kombëtares

Delo.autor

SPEKTAKËL DHE 8 GOLA/ Përfundon në barazim miqësorja e “yjeve”, Xhaka – Rashica

Delo.autor

Leave a Comment