Futboll La Liga Sport

KA EDHE KËSHTU/ XAVI sulmon BARCELONËN në pikën e saj më të fortë…

Xavi Hernandez, lojtar i Al Sadd, ekspozoi nga distanca preokupimin e tij mbi mënyrën me të cilën Barcelona po punon me futbollin e saj bazë (akademinë), duke e kritikuar atë në pikën më të fortë (La Masia), të njohur botërisht. Klubi katalanas, i cili ka qenë gjithmonë i vetëdijshëm për rolin e talenteve të rinj, që vijnë nga “La Masia”, po jep shenja shqetësuese në këtë drejtim, sipas ish-kapitenit.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e futbollit të të rinjve të Barcelonës. Është shumë mirë që kanë marrë Joan Vila, po çfarë po bën Barcelona? Ai është personi me më së shumti njohuri të lojës pozicionale të Barcelonës”, – tha Xavi në një intervistë me “Radio Catalunya”. Ish-kapiteni i skuadrës katalanase ka treguar gjithmonë se është një admirues i madh i Joan Vila, i cili e ndihmoi në fillimet e tij për të luajtur lojën e Barcelonës.

Xavi Hernández po jeton muajt e fundit si futbollist. Fjalët e tij përkojnë me ato të Messit, të bëra disa muaj më parë. Pyetjes për rolin e një lojtari, që shkëlqeu në verë, Riqui Puig, ish-kapiteni iu përgjigj: “Në 20 minuta nuk mund të shohim nëse ky është një lojtar për Barcelonën. Mendoj se mund të ketë sukses. Ai thjesht ka nevojë për një mundësi”.

Related posts

IKU NGA JUVENTUSI/ Allegri vendos se çfarë do të bëjë këtë vit

Delo.autor

LAJM I KEQ/ Sulmuesi kryesor i Kosovës, do mungojë gjatë…

F.autor

HUMBJA E JETËS SJELL KAOS/ Tek Boka Juniors fillon “çmontimi” i skuadrës 

Isa.Autor

Leave a Comment