Futboll Sport

RANIERI PREZANTOHET TE FULHAM/ “Mos prisni suksesin e Leicester-it”

Claudio Ranieri ua ka bërë të qartë fansave të Fulham-it që të mos presin një përsëritje të përrallës së që i ndodhi Leicester City-t. Trajneri italian në sezonin 2015/16, udhëhoqi “Dhelprat” drejt fitimit të Premier League-s, e ky konsiderohet suksesi më special i një klub në epokën e futbollit modern.

“Ne duhet të punojmë shumë. Ajo që ndodhi me Leicester-in ka qenë një speciale, një përrallë. Duhet ta harrojmë atë. Mendoj se është e rëndësishme tani që të mos mendojmë për mrekulli. Ne duhet të jemi të bashkuar. Klubi, lojtarët dhe fansat. Unë jam një njeri ambicioz, kam lojtarë të mirë, por do të zgjedh ata lojtarë që tregojnë shpirt luftarak në fushë”, deklaroi tekniku italian.

Ai më pas tregoi se si do t’i shpërblejë futbollistët e tij, nëse përmirësohet rekordi negativ që skuadra ka në pësimin e golave.

“Pizza tani nuk mjafton. Djemtë nëse përmirësohen do t’i çoj te McDonalds”. Te Leicester-i, Ranieri u premtonte lojtarëve se do t’i çonte të hanin ushqim italian, nëse nuk pësonin gol. Fulham ka pësuar 31 gola në 12 takime deri më tani.

Related posts

Neymar, Ibra dhe Bonucci/ Zbuloni faktin e bujshëm që mund të bashkojë treshen

Isa.Autor

Real Madrid po bën gati transfertën e bujshme të verës, bëhet fjalë për …

Q.Autor

PËRBALLJA E PARË ZYRTARE E SEZONIT/ Guardiola përgatitet për një tjetër sfidë ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment