Futboll Sport

KËRKON PËRFORCIME/ Tre serbë ndërpresin kontratën, klubi i Kategorisë së Parë futet në merkato

Serbët largohen nga Besëlidhja. Mbyllja e fazës së parë ka konfirmuar “firot” e para. Mbrojtësi Nikolla Zerjal, mesfushori Sreçko Milivojeviç dhe sulmuesi Marko Jeremiç nuk do të jenë më pjesë e lezhjanëve. Ata janë larguar menjëherë nga qyteti, për të mos u kthyer më.

Mësohet se e kanë ndërprerë kontratën dhe, siç duket, me mirëkuptimin e presidentit Gjok Noka. Me shumë mundësi në adresë të tyre ka ardhur ndonjë ofertë tunduese nga klubet serbe, që i ka detyruar ata të ikin pas vetëm 6 muajsh nga Lezha. Vetë të huajt nuk janë shprehur publikisht për këtë vendim që kanë marrë.

Ata kanë zgjedhur të flasin pasi të marrin miratimin nga ana e menaxherit të tyre, por të kenë edhe lejekalimin në dorë.

MERKATO

Largimi i tre serbëve e bën të domosdoshme ndërhyrjen në merkaton e janarit për të plotësuar skuadrën, gjë që e kanë deklaruar më herët edhe vetë drejtuesit. Besëlidhja e ka nisur sezonin me objektivin e zakonshëm dhe të përvitshëm: Superioren. Por, rezultatet pas 15 ndeshjesh e detyrojnë që luftën ta përqendrohet vetëm te mbijetesa. Edhe ky mision do të jetë shumë i vështirë, për shkak të strukturës dhe rregullores së re të Kategorisë së Parë.

BILANCI

Skuadra e Alban Brukës e mbylli 2021-shin me humbje. U mundën 0-4 nga Erzeni, duke e mbyllur gjysmën e parë të sezonit në vendin e 11-të, që është edhe zona e “play out”-it.

Vetëm 5 fitore, 1 barazim janë shumë pak për të pretenduar. Sikur të mos mjaftonte fakti që kanë 9 humbje në total, gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni kanë thyer edhe një tjetër rekord negativ.

Në stadiumin “Brian Filipo” kanë pësuar 3 humbje të thella në shtëpi, 0-5 me Burrelin, 0-3 me Tërbunin dhe 0-4 me Erzenin. Ndryshe nga sezonet e tjera, këtë herë menduan të ndërtojnë një ekip “bio”.

Edhe pse tek-tuk kishte ndonjë lojtar jo vendës apo tre serbët, kjo strategji nuk është se dha shumë fryte.

Related posts

HISTORIKE! Luiza Gega shpallet Kampione Europe dhe vendos rekord kontinental

F.autor

Rooney zbulon sherrin me Roy Keane në ndeshjen e tij të parë jashtë fushe me United

Q.Autor

LIVE/ Kroacia dhe Danimarka kërkojnë çerekfinalen në “RUSI 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment