Futboll Premier League Sport

KUSH E DINTE KËTË/ Man United ka bërë “SHPIKJE” për yllin FALCAO

Manchester United e gjen veten mes stuhisë së “Football Leaks” pas pretendimeve se anashkaluan rregullat e ligës franceze për t’i paguar AS Monaco një bonus për transferimin e vitit 2014 të Radamel Falcao. Sulmuesi kolumbian, Falcao u bashkua me United në shtator të vitit 2014 në një marrëveshje që zgjati vetëm një sezon. “Djajt e Kuq” dakordësuan të merrnin sulmuesin në Manchester, pavarësisht se ai i kishte kushtuar klubit të principatës plot €60 milionë vetëm 15 muaj më parë dhe me Falcaon që kishte humbur shansin të luante në Kupën e Botës, për shkak të një dëmtimi serioz në gju.

U ra dakord për një shumë prej €10milionë për huazimin nga të cilat United kërkoi të përfshijë edhe një bonus me kusht prej €4milionë (£3.5m), por sipas rregullores së LFP bonueset sipas performancës janë të ndaluara. Në këto kushte, besohet nga Football Leaks, në bashkëpunim me “French publication Mediapart” se United dakordësoi dy kontrata të ndryshme. E para ishte për transferimin e Flacao në formë huazimi për shumën e € 6milionë, ndërsa kontrata e dytë për realizimin e një ndeshje miqësore mes dy klubeve, që do t’i kushtonte United € 4milionë.

Kushti i vetëm për miqësoren ishte që United të përfundonte në katër vendet e para, teksa një vit më parë në sezonin 2013-14, nën drejtimin e David Moyes kishte përfunduar në vend të shtatë. Gjithsesi, aludohet se në një klauzolë përcaktohej qartë se edhe nëse miqësorja nuk do të zhvillohej, United gjithsesi i detyrohej Monacos një shumë prej € 4milionë.

 

Related posts

Ibrahimovic e ekzagjeron: “Pogba mund të arrijë mbi yje!”

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Pas një aksioni nga “Bardheblutë”, Xhixha ndëshkon “Demat e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Ricciardo penalizohet me 20 pozicione, do ta nisë garën nga vendi i fundit

Isa.Autor

Leave a Comment