Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Flet trajneri Klopp: Ishte një lojë emocionuese, Sadio Manen e hoqa sepse…

Trajneri i Liverpulit, gjermani Jyrgen Klop, në fund të ndeshjes së fituar kundër Çelsit 1-2 në “Stamford Bridge”, është shprehur i kënaqur me fitoren.

“Ishte një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të mira. Kemi shfrytëzuar goditjet e lira në momente deçizive dhe kemi marrë më të mirën. Në pjesën e dytë kemi pasur të paktën dy shanse për të thelluar avantazhin përpara se Kanté të bënte atë depërtim dhe të shënonte golin”, shprehet Klop.

Më tej gjermani shton: “Me rezultatin 1-2 ne mbrojtëm mirë, loja ishte emocionuese dhe ne jemi në krye të tabelës me pikë të plota. Mané? Ai kishte një goditje të keqe, ai është mirë, por unë duhej ta hiqja atë”.

Related posts

“MENDOVA TË LË FUTBOLLIN…”/ Futbollisti i kombëtares shqiptare rrëfen vështirësitë

Delo.autor

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Medvedev siguron finalen, sfidon Djokovic për trofeun

Delo.autor

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Europa League Teuta-Ventspils. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment