Champions League Futboll Sport

KUSHTOI 300 MIJË EURO DHE SHPËTOI KLUBIN E TIJ NGA KRIZA/ Kush është “vrasësi” i Liverpoolit në Champions

Mund të jetë ende Champions League i surprizave dhe historive të bukura. Crvena Zvezda që mund Liverpool 2-0 kundrejt çdo parashikimi të mundshëm dhe i shfaq Europës një farë… Milan Pavkov. Por, cili është ky? Ai që brenda 7 minutash (!) dërgoi në tapet Salah, Firmino, Sane & Co, duke realizuar dy gola në fitoren historike 2-0 në Beograd. Numri “9”, fanella bardhekuqe dhe etje për sukses.

Pavkov, në dukje një sulmues pykë, ka përcjellë në fushë edhe një tjetër karakteristikë të repertorit të tij. Mjafton të futeni në youtube dhe të shihni golin e dytë të shënuar: merr topin rreth 30 metra larg portës së Alison, i reziston Wijnaldum dhe lëshon një silurë që ndalet në rrjete nga 25 metra.

Humbëm  diçka? Në Serbi, sigurisht, e njohin mjaft mirë. Por, jo prej shumë kohësh. i datëlindjes 1994, deri një vit më parë profili i Pavkov dukej ai i një futbollisti premtues por që humbi pak gjatë rrugës.

Karriera e tij në nivele të larta nisi në mënyrë sugjestive: viti 2015, Pavkov figuron në pankinën e Vojvodinës kur serbët eliminojnë Sampdorian në turin kualifikues të Europa League. Por, me skuadrën e Novi Sad, që është edhe qyteti i lindjes, futbollisti gjen pak hapësirë dhe vitin tjetër transferohet te Radnicki Nis.

Këtu vijnë golat e parë në Superligë dhe klubet e mëdha të Beogradit vendosin sytë te ai. Në janar të 2017-ës, Crvena Zvezda paguan vetëm 300 mijë euro: për arkat e klubit të vogël Radnicki bëhet fjalë për shifër rekord.

Pavkov, megjithatë, si bardhekuq nuk lë gjurmë, zhgënjen edhe në skuadrën e dytë. Aq sa gazetat rajonale nisin të shfryjnë dhe i heqin atë etiketë si talent: shtatë minutat më të kushtueshme në Serbi. Sepse, Crvena Zvezda, për shkak të pak minutave të luajtura nga Pavkov në sezon, detyrohet të paguajë 50 mijë euro te Radnicki Nis për një klauzolë kontrate.

Një dëmshpërblim simbolik, por që vështirë të kapërdihej nga një klub i mbytur me borxhe. Zvezdan Terzic, drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, provoi që të driblonte kritikat: “Nëse nuk do ta kishim marrë në janar, në fund të sezonit do të na kushtonte 2 mln euro dhe nuk donim kurrësesi ta humbisnim. Ka nevojë për kohë, sepse potencialin e ka”.

Nuk do të jenë fjalë në ajër. Pavkov kthehet te Radnicki në huazim, ku shpërthen. Larg presionit dhe më i qetë, realizon 19 gola në 24 javë, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit në sezonin 2017-2018. Ndaj Partizan Beogradit, më 3 mars, shënon golin e ndeshjes dhe shijon derbin që do të vijë: “E di, i bëra nder Zvezdës (që do të fitojë kampionatin). Huazimi më bëri mirë, do të kthehem për të treguar vlerat”.

E thënë, e bërë! Sot, Pavkok është titullar me bardhekuqtë në Beograd, me pesë gola në Superligën e tyre dhe me të ardhmen që po shndrit. Dy golat e Liverpool ishin kartvizita europiane…

Related posts

“NUK MBAJ MEND ASGJË NGA NDESHJA”/ Përplasje e frikshme e Kumbullës me Ibañez. Mbrojtësi humb kujtesën

Delo.autor

SFIDA EUROPA LEAGUE NDAJ BARCELONA-S/ Pedri: Kjo është frika jonë, shpresoj që ai të mos jetë në formë

Delo.autor

“ZIZU ËSHTË KAMPION, UNË JAM ME FAT”/ Diego Simeone: Ne favoritë ndaj Realit? Nuk komentoj

Delo.autor

Leave a Comment