Futboll La Liga Sport

LA LIGA NË SHBA/ Rubiales: Nëse luhet, ja çfarë ndodh me futbollin spanjoll

Idea për të zhvilluar takime të La Liga-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndarë në dyshë futbollin spanjoll. Megjithatë, kreu i Federatës së Futbollit Iberik, Luis Rubiales është shprehur se pavarësisht mosmarrëveshjeve me kreun e La Liga-s, Javier Tebas projektet për të mirën e futbollit spanjoll do i bëjnë sërish bashkë.

“Për mua, Miami është histori!  Nuk kam shumë për të thënë për këtë çështje. Asnjë institucion që nuk e mbështet atë, e ka mbështetur atë. Tani është lajm i vjetër. Nuk kam asgjë të veçantë t’i them Tebasit. Ai është Presidenti i La Ligës, dikush që respektoj, por gjithashtu dëshiroj të më respektoj.

“Është koha për t’u bashkuar dhe për të pranuar mendimet që janë shprehur me respekt. Ajo që ka rëndësi për mua është të vazhdoj me klubet. Edhe pse nuk mund të kemi një marrëdhënie të mirë personalisht, duhet të kemi një institucionalisht për të mirën e futbollit tonë “.-u shpreh Rubiales për mediat spanjolle.

Ishte parashikuar që ndeshja e La Liga-s, mes Girona dhe Barcelonës, e programuar për tu zhvilluar me 26 janar të luhej në Miami, por RFEF, Shoqata e Futbollistëve (AFE) dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino janë kundër kësaj ideje.

Related posts

ARSENAL-RENNES/ “Topçinjtë” synojnë të përmbysë gjithçka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CROTONE-JUVENTUS/ Pas një pasimi nga Chiesa, Sulmuesi Morata rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“MILAN SOT FITON EDHE ME 9 LOJTARË”/ Legjenda “Zikaltër”: Nuk pashë ndonjë Inter ndryshe, për mua është poshtë 4 skuadrash, por Conte…

Delo.autor

Leave a Comment