Futboll Ndeshjet Live Sport

LAÇI-SKËNDERBEU PËRFUNDON PJESA E PARË/ Ndeshje spektakolare, kurbinasit e mbyllin në avantazh (VIDEO)

Laçi dhe Skënderbeu luajnë ditën e sotme “Selman Stërmasi”  me takimin e vlefshëm për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.  Korçarët mbajnë vendin e parë të klasifikimit me 1 pikë më shumë se Partizani.

 

Ndërsa kurbanist janë rikthyer te fitorja javën e shkuar kundër Luftëtari, pasi vinte pas 2 humbjeve rresht. Shehi i ka besuar Oto Xhon nga minuta e parë, ndërsa Memelli nuk ka ndryshuar shumë nga takimi me Luftëtarin. Trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare:

LAÇI-SKËNDERBEU 1-0

Shtubina 7′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë, 1-0. 

45+1′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin. Shtubina del i lirë në krahun e djathtë dhe hedh një top në zonë për Berishën, që nuk arrin të kontrollojë topin.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Dejvi Bregu provon me një goditje fluturimthi, topi shkon gjitur me traversën. Pranë golit korçarët.

37′ Ndëshkohet edhe Sefgjini me karton të verdhë.

35’ Gripshi kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Gjoni, gjyqtari Xhaja e cilëson të pavullnetshme.


34′ Zëvendësim te Laçi, largohet Altiparmakovski në fushë, Elvi Berisha.

28′ Maqedonasi Altiparmakoski ndëshkohet me karton të verdhë për simulim. Vendim i drejtë i gjyqtarit.


27′ Sërish Skënderbeu rrezikshëm. Muzaka hedh një top të bukur në zonë për Demte, ky i fundit e ul për Dejvi Bregun që provon me një gjuajtje të menjëhershme, por topi devijohet nga kurizi i një mbrojtësi laçian në këndore.

21’ Dita provon edhe ai të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, por topi kalon shumë lart mbi traversë.

18′ Pranë golit të barazimit Skënderbeu me Bregun, që provon me një goditje nga distanca, por topi grushtohet nga portieri Selmani në këndore.

12′ Skënderbeu rrezikon nga krahu i majtë me Kristi Vangjelin, i cili kërkon Bregun në zonë, por ndërhyjnë në momentin e fundit mbrojtësit laçianë.

7′ GOOOOOL LAÇI 1-0. Ndriçim Shtubina kalon në avantazh kurbinasit. Pas një asisti të Xhixhës, shkodrani Shtubina ka goditur saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. 

2′ Kurbinasit e nisin në sulm me Shtubinën, por shkodrani nuk ka goditur siç duhet në momentin e fundit.

1′ Ka nisur takimi.

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina, Najdenov, Lushkja, Xhixha, Altiparmanovski.

Trajner: Migen Memelli.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon.

Trajner: Orges Shehi.

Related posts

RIVALITETI NË SERIA A/ Alegri: Napoli mund të na konkurojë, Ançeloti iu ka dhënë…

Isa.Autor

NIS PROJEKTI “BARDHEZI”/ Ardhja e Allegri-t ndryshon gjithçka, Juventus ka gati rinovimin për yllin e skuadrës…

Delo.autor

E doni Ledian Memushajn? Kartoni i tij e ka një çmim tani

Sadik.Autor

Leave a Comment