Futboll Sport

NUK DO TA BESONI/ Kupa e BOTËS vjen në BALLKAN, 4 shtete shfaqin ambicien

Blloku i shteteve ballkanike Bullgari, Rumani, Serbi dhe Greqi kanë shfaqur ambicien për të organizuar së bashku Kupën e Botës së 2030. Në një takim në resortin Varna në Bullgari në brigjet e Detit të Zi, kryeministrat e katër vendeve shpallën kandidaturën për të organizuar Kupën e Botës pas 12 vitesh.

Nuk është hapur akoma gara për organizimin e Botërorit të 2030, por deri tani janë shtuar edhe kandidatura të tjera përveç Ballkanit. Vendet e Amerikës Jugore Paraguaji, Argjentina dhe Uruguaji dëshirojnë që Kupa e Botës të zbresë në tokën amerikanojugore pas 100 vitesh, që nga organizimi i kompeticionit të parë në 1930.

Krahas tyre është shtuar edhe Anglia që synon të organizojë në bashkëpunim me Skocinë, Uellsin, Irlandën e Veriut dhe Irlandën kompeticionin më të madh të futbollit.

Related posts

MERKATOJA NË SUPERLIGË/ Flamurtari gjen mbrojtës. Vlonjatët akord me rumunin

Sadik.Autor

Nuk është Barcelona e as Real, Griezman transferohet në Serie A

Sadik.Autor

PROJEKTI I RI/ “Bombonera” humb origjinalitetin në 80-vjetorin e ndërtimit

Delo.autor

Leave a Comment