Futboll Seria A Sport

“LOJTARI UNIVERSAL”/ Ja lideri i Juventusit në Champions League…

Shënon më pak, por është më deciziv në ndeshjen që vlejnë. Edhe ky duhet të jetë fryt i efektit Kristiano Ronaldo, duke parë se Paulo Dibala këtë sezon ka fituar në mënyrë surprizë të gjithë skenën europiane, duke i lënë Serinë A CR7-ës. Paulo jo vetëm ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje të Champions-it, por edhe kjo “veshje” e re ndërkombëtare duket se e ka ekzaltuar për të gjetur edhe golin e parë me fanellën e Argjentinës.

KURRË MË MYK – Realizoi ndaj Meksikës dhe meritoi duartrokitjet e mamasë Alisia, vëllait Gustavo, të fejuarës Oriana Sabatini dhe pa dyshim të të gjithë të pranishmëve në stadium: “Ishte një ditë e paharruar për mua. Deri përpara kësaj ndeshjeje kisha zënë myk, – shprehej Dibala për median, një referim i qartë për menaxhimin e tij nga trajneri i mëparshëm, Horge Sampaoli, i cili e përdori me pikatore ne Botërorin rus. – Pas këtij goli nis një kapitull i ri për mua, jo vetëm në kombëtare, por i të gjithë karrierës”. Dje, Dibala u rikthye në “Kontinasa” së bashku me Matuidin, Kanselo e Sheznin, të fundit që mungonin grupit të Alegrit, por me argjentinasin më të karikuar se kurrë.

LOJTAR UNIVERSAL – Me Ronaldon, Paulo luan në një mënyrë tjetër, duke lëvizur më larg zonës së rreptësisë. Falë Kristianos, ai ka mësuar që të hedhë hapa të sigurt dhe të rrezikshëm për rivalët në të gjithë frontin sulmues. Në Juven totale të CR7-ës, Dibala po shndërrohet në një lojtar universal, të jashtëzakonshëm, një rol i lodhshëm, por që ekzalton imazhin dhe mijërafishon komplimentet. Fundja, Alegri e ka thënë shpesh se nuk sheh te Dibala një sulmues prej 20 golash në sezon (ndonëse në dy sezone e ka kaluar këtë shifër dhe në tjetrin është ndalur në kuotën 19), por nga numri 10 kërkon asiste dhe cilësi loje. I kërkon të tërheqë për dore skuadrën, ta bëjë të xhirojë, të shërbejë shokët duke e mbajtur topin në tokë.

Për Dibalën nuk ishte e lehtë që t’i largohej portës, por ky “status” i ri i garanton më shumë lirshmëri në lëvizje dhe në krijimtari. Juventusi nga ana tjetër ka nevojë për fantazinë e tij dhe ai nuk ka ndërmend që të tërhiqet apo t’i largohet kësaj përgjegjësie, pasi jo më kot shtyu hapur edhe Bajernin e Mynihut, që vazhdon të këmbëngulë për të. Fundja, tani që ka përkrah lojtarin më të fortë të botës, Dibala kërkon të punojë dhe ta shfrytëzojë fort këtë mundësi, për të mësuar dhe për t’iu afruar edhe më shumë niveleve të alienit CR7.

Related posts

SKANDAL NË KOSOVË/ Ndërpritet ndeshja Rahoveci-Bashkimi pas një sherri masiv

Delo.autor

Sanchez, futbollisti më i paguar në histori të Premierligës

Q.Autor

KLUBI PUBLIKON PAMJET/ Kukësi përveç stadiumit nis punën e ndërtimit të… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment