Futboll La Liga Sport

SFIDA E VËSHTIRË E VALVERDES/ Trajneri ka shumë probleme me Barcelonën

Kur Ernesto Valverde e mori Barcelonën, ai tashmë e dinte se ka një skuadër të vështirë për t’u menaxhuar. Ish tekniku i Athletic Club kishte sukses sezonin e kaluar, edhe pse u përballë largimin e Neymar i cili u largua për në Paris Saint-Germain.

Pas kësaj, trajneri arriti që të ia del mirë në këtë situatë dhe në fund ta fitojë titullin. Megjithatë, në zhveshtore kanë vazhduar debatet e zjarrta të cilat ai ende nuk i ka shuar. Nuk ka qenë një sezon relaksues për trajnerin e Blaugranave edhe gjatë verës, Barcelona është përmirësuar mirë me disa transfere të rej.

Ajo që nuk pritej gjatë parapërgaditjeve parasezonale ishte që Valverde duhet të përballët me disa fytyra që janë gjatë në klub, ankesa të publikut, kritika në rrjetet sociale dhe me agjentë të cilët nuk dëshirojnë ti ndalin fjalët për largime nga kjo skuadër shkaku i pakënaqësive.

Kjo pakënaqësi në skuadër ka ndodhur gjatë disa periudha të muajve të fundsit. Minutat për të luajtur që marrin lojtarë nuk janë të kënaqshëm derisa ka lojtarë që nuk e kanë mundësuar ende këtë mundësi. Lojtari i parë që e ka bërë të qartë këtë se nuk ka ardhur në Barcelonë për ta nxehur bankinën ishte Arturo Vidal.

Kjo u pa qartë pas një serie mesazhësh në rrjetet sociale nga kiliani, të cilit ju dha një qortim publik nga Pep Segura, kurse ai pati edhe një bisedë në chat me trajnerin e tij në formë private.

Pas kësaj u transmetua edhe fakti që edhe Malcom nuk ishte i lumtur me minutat e tij, një tjetër problem me të cilin po përballet trajneri. Situata pritet të bëhet më e vështirë tani pas pushimit të ndeshjeve të Kombëtarëve. Në ndërkohë ai do të përpiqet që ta rregullon problemin dhe situatën e Ousmane Dembele.

Edhe pse mungesa e tij në stërvitje erdhi pak para pushimit, ka disa ditë në të cilat ai është takuar më përfaqësuesit e tij dhe klubin pas lajmit nga Gjermania që ai është paditur nga pronari i një shtëpie në Dortmund.

Situata e francezit nuk është e vetmja që po përballet trajner në ditët e fundit pasi që aty është i përfshirë edhe Denis Suarez që ka paraqitur kërkesën për alargim në janar për shkak se nuk po i jepet minutazh për të luajtur.

Ai ende nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të La Ligas apo në Ligën e Kampionëve këtë sezon, edhe pse galiciani gjithmonë ka arritur ta mban situatën e tij diskrete.

Kjo është e kundërta me Rafinhan, babai dhe agjenti i të cilit, Mazinho ka thënë të martën në një radio se klienti i tij ka paraqitur kërkesën për largim në Vitin e Ri. “Situata e tij është e tmerrshme”, ka thënë ai duke kritikuar Barçën.

Related posts

FORMULA 1/ Binotto optimist për të ardhmen: Përsërita 3 herë me veten fjalët që do t’i thoja Vettel para se ta largonim nga Ferrari

Delo.autor

“TIRANA KA MË SHUMË ARSYE PËR TË FITUAR DERBIN”/ Mbrojtësi Doka: Kam marrë oferta, klubi po negocion me…

Delo.autor

Al-Khelaiffi shtrëngon fort Neymarin: Qëndron te PSG me 2000%

Q.Autor

Leave a Comment