Futboll Premier League Sport

Lukaku KRITIKON shokët e ekipit: “Jeni burra, apo jo? Ulni kokën dhe pranojeni”

Romelu Lukaku ka një mesazh për lojtarët që nuk i përballojnë kritikat e trajnerit Jose Mourinho.
Trajneri i Manchester United po kalon sezonin më të vështirë që prej emërimit të tij dhe ka pasur mosmarrëveshje me yje si Paul Pogba, Anthony Martial dhe Antonio Valencia në muajt e fundit.
Gjithsesi, Lukaku thekson se marrëdhënia e tij me trajnerin mbetet e mirë, por sugjeron se ata që nuk janë të kënaqur me mënyrën e trajnimit të trajnerit duhet të ulin kokën.
“Mendoj se ai ka një marrëdhënie të mirë me lojtarët,” shprehet Lukaku për Bleacher Report.
“Nuk i kushtoj vëmendje marrëdhënies që ai ka me lojtarët e tjerë për të qenë i sinqertë. Nuk mendoj se është diçka që duhet të ndikojë tek unë.
“Nëse Mourinho ka një mosmarrëveshje me dikë, ul kokën dhe pranoje. Je një burrë, apo jo?”
Vetë sulmuesi nuk po kalon një sezon të mirë tek United, duke shënuar vetëm katër gola që nga fillimi i sezonit.

Related posts

ZBULON KËRKESËN E DJALIT TË TIJ/ Ronaldo: Dëshiron që unë të mos tërhiqem nga futbolli sepse…

Delo.autor

INTER SAKRIFIKON ONANAN/ Para të thata për zikaltërit, tani në sulm për…Lukakun

F.autor

Statistika të tmerrshme në Korçë, Luftëtari kërkon të thyejë tabunë

Q.Autor

Leave a Comment