Futboll Shqipëri Sport

Mema i shqetësuar: Papërgjegjshmëria po na sjell probleme, goli i pësuar ishte për të falur ndeshjen

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport” ku u shpreh:

Sërish mungon fitorja…

Kjo ishte ndeshje e vështirë. Skënderbeu është ekip pretendent për titull, duke marrë parasysh edhe anën psikologjike. E kishim përgatitur ndeshjen, nuk është se na shkoi keq. Mungon goli, lojtarët duhet të jenë më të përgjegjshëm në fazën sulmuese.

Rasti i golit të pësuar…

Kam qenë shumë nervoz për golin. E pashë në pushim. Papërgjeshmëria po i sjell në vazhdimësi probleme Tiranës. Ne duhet të fusim në kokë se jemi Zot të fushë. Janë bërë dhe janë ribërë me 100 herë. Kjo është diçka që duhet vënë dorë se s’bën, është urgjente.

Te rasti i golit ishte mbrojte zonale apo markimi lojtar për lojtar?

Është mbrojtje zonale, secili ka pozicionin e vetë aty. Lojtarët mbyllen në formë hinke drejt portës. Është një papërgjeshmëri. Nuk mund të dalë një lojtar në linjat e qendre bosh dhe të bësh gol aq lirshëm. Ajo ishte me të falur ndeshjen.

6 ndeshje asnjë fitore. Si mund ta fitojë Tirana derbin e radhës? Çfarë duhet të bëjë që të mbërrijë në fitoren e parë?

Tirana mendoj ka pasur një krizë psikologjike. Jam munduar dhe kam folur për këtë pjesë. Nuk mund të them dot diçka sot se si mund të fitojë Tirana me Partizanin. Do përgatitet ndeshja, sepse çdo ndeshje ka specifikën e vetë. Më shumë do t’i mëshoj pjesës së përgjegjshmërisë. Kjo është pjesa që më shqetëson më tepër. Po të marrësh historinë që në momentin që kam ardhur unë. Ekipi është dëmtuar më së shumti nga goditja standarde.

Mos është dhe çështje cilësie?

Tirana mund të kishte dhe lojtarë më të mirë, por unë këta futbollistë kam, këtyre do t’iu bëj hyzmet. Nëse një ditë do të kemi lojtarë të tjerë do flasim ndryshe. Ne këta jemi nuk i sjellim dot nga jashtë.

Menduat që të kishit Grecën-Kobinanë dhe Sentamun në fushë për ta fituar ndeshjen?

Unë jam brendës në ekip dhe e di shumë mirë si e përgatis ekipin. Unë kisha përgatitur ekipin që Radas dhe Vangjeli mos binin në kontakt me topin që Skënderbeu mos kishte ndërtimin e topin. Analiza mbas ndeshjes është shumë e thjeshte.

 

Related posts

LIVE/ Teuta-Kukësi, Akti i parë për Kupën. Vendasit e Shkëmbit duan fitoren

Delo.autor

VIDEO/ Gjermania fitore jo bindëse para Kupës së Botës, shkëlqen Neuer

Sadik.Autor

RRËFIMI/ Gerard Pique: Në Botërorin 2010 vendosa trupin tim në rrezik për Spanjën

Delo.autor

Leave a Comment