Basketball Të tjera

NBA/ Clippers marrin kreun në Perëndim, humbasin Spurs, Oklahoma e Boston

Boston ka dalë me kokën ulur nga përballja me Charlotte, pasi skuadra e Celtics u mund 117-112 nga vendasit, ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës, me të dyja ekipet që e kërkuan fitoren deri në fund. Kemba Walker me 43 pikë ishte vendimtar për Charlotte, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e 11 asist të Irving për miqtë. Fiton skuadra e Philadelphia, që mundi 119-114 Phoenix, sfidë me dy pamje, më e mirë për miqtë në të parën (Booker 37 pikë). Ndërsa në pjesën e dytë u dalluan vendasit, me Embiid që realizoi 37 pikë e 17 rebound.

Moment i mirë për ekipin e Clippers në NBA, që korri suksesin e pestë radhazi, me kalifornianët që mundë 127-119 Atlantën në fushën e këtij të fundit. Young realizoi 25 pikë e 12 asist për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dallua dyshja Harrell-Harris, që së bashku realizuan 49 pikë. Moment i mirë për Milwaukee, që mundi 104-98 Denver, ndeshje me rivalitet, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Për Milwaukee u dallua Antetokounmpo me 29 pikë e 12 rebaund.

Humbet ekipi i San Antonio, që u mund 140-126 nga New Orleans, ndeshje e dominuar nga basketbollistët vendës, që korrën suksesin e tretë radhazi. 4 lojtarë të Pelicans realizuan mbi 20 pikë, me Anthony Davis që e mbylli sfidën me 29 pikë, më i miri në fushë. Fiton edhe Sacramento, që mundi 117-113 Oklahomën, ndeshje në përgjithësi e dominuar nga vendasit, ku Hield realizoi 25 pikë. Fiton edhe Memphis, që mundi 98-88 Dallas, sfidë ku diferencën e bëri Conley me 28 pikë.

NBA – Rezultatet

Charlotte – Boston, 117-112

Detroit – Cleveland, 113-102

Indiana – Utah Jazz, 121-94

Philadelphia – Phoenix, 119-114

Atlanta – Clippers, 119-127

Memphis – Dallas, 98-88

Milwaukee – Denver, 104-98

New Orleans – San Antonio, 140-126

Sacramento – Oklahoma, 117-113

Related posts

Liga e Europës, Shqipëria nesër sfida gjysmëfinale ndaj Suedisë

Sadik.Autor

NBAHumbasin Golden State e Cleveland, Boston dhe Toronto kryesojnë Konferencat

Q.Autor

STËRVITJE NË KARANTINË/ Volejbollistët e Partizanit vijojnë përgatitjet në mënyrë individuale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment