Basketball Të tjera

NBA/ Toronto komandon në Lindje, Lakers me hope, “OK” Clippers e Philadelphia

Vijon sezoni me luhatje i skuadrës së Lakers, që dje u mundën 108-104 në fushën e tyre nga Orlando. Një ndeshje me dy pamje, e mirë për kalifornianët në pjesën e parë, me LeBron James që realizoi 24 pikë. Por në të dytën erdhi përmbysja e miqve, me Vucevic që realizoi 31 pikë e 15 rebound, ndërkohë që 42 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Fitore të lehtë korri Utah Jazz, që mundi 133-112 Sacramento, sfidë e komanduar nga miqtë, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Rubio 27 pikë).

Në Lindje vijon të komandojë skuadra e Toronto, që mundi 125-115 Miami, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e ekipit kanadez. Leonard me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë, mbështetur nga Siakam me 21 (7 lojtarë të Raptors realizuan mbi 10 pikë). Fitore në sekondat e fundit korri Atlanta, që mundi 124-123 Charlotte, ku vendimtar me koshin e tij ishte Collins (23 pikë e 11 rebound). E njëjta situatë edhe në fitoren 127-125 të Philadelphia ndaj Brooklyn, ku u dalluan Jimmy Butler me 34 pikë e 12 rebound e Embiid me 32 pikë e 12 rebound.

NBA – Rezultatet

Lakers – Orlando, 104-108

Detroit – Phoenix, 118-107

Atlanta – Charlotte, 124-123

Brooklyn – Philadelphia, 125-127

Memphis – New York, 98-103

Toronto – Miami, 125-115

Sacramento – Utah Jazz, 112-133

Portland – Clippers, 100-104

Related posts

TRAGJIKE NË “WRESTLING”/ Ylli i mundjes vdes gjatë përballjes në ring (VIDEO)

Delo.autor

PASI MPOSHTI WILDER-IN ME “KO”/ Tyson Fury “kërcënon” CR7: Manchesteri s’mund të mbajë 2 kampionë

Delo.autor

MOTO GP/ Ish-kampioni i botës pranë rikthimit me motorin italian…

Delo.autor

Leave a Comment