Basketball Të tjera

NBA/ Ylli i Washington Wizards drejt operacionit, do të mungojë shumicën e sezonit

Basketbollisti shtatlartë i skuadrës së Washington Wizards, Dwight Howard, rrezikon të mos luajë shumicën e sezonit 2018-2019 në NBA, për shkak të një dëmtimi, që do ta çojë javën e ardhshme drejt një ndërhyrje kirurgjikalë në këmbën e djathtë. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur i ESPN, Adrian Wojnarowski, që thotë se me 99% lojtari do t’i nënshtrohet operacionit.

Problemi në këmbë e shqetëson lojtarin që në ndeshjet e para të sezonit, por ai ka vijuar të luajë, ndërkohë që tani dëmtimi është bërë më i rëndë, duke mos e lejuar që të luajë rregullisht. Në rast se Howard vendos t’i nënshtrohet operacionit, ai pritet të mungojë në pjesën më të madhe të sezonit dhe Washington humbet lojtarin e saj më të mirë.

Dwight Howard, 32 vjeç, është një nga qendrat më të mira të dekadës së fundit, i ardhur te Wizard në merkaton e verës së këtij viti nga Charlotte. Para se të marrë vendimin përfundimtar të kryerjes së operacionit, lojtari do të takojë edhe një mjek specialist në Los Anxhelos gjatë kësaj fundjave.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Hamilton i bën propozimin surprizë Verstappen pas aksidentit në Silverstone

Delo.autor

E PABESUESHME/ MotoGP, Dovizios fiton Çmimin e Madh të San Marino

Isa.Autor

HISTORIKE/ Shqiptarja thyen rekordin botëror në hedhjen e shtizës, por përfaqëson Greqinë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment