Futboll Ligue 1

NDIZET “LE DERBY”/Lyon çmend rivalët duke “SKUQUR” fushën

Në prag Lyon-St Etienne, që në Francë njihet si “Le Derby”, disa fotografi janë publikuar në Facebook, në të cilat është shfaqur fusha e Lyon e ngjyrosur me të kuqe. Natyrisht, është bërë fjalë për një imazh të modifikuar me photoshop, pjesë e një fushate për komunikimin të ndërmarrë nga një nga sponsorët e Lyon, por që ka ndezur tensionin mes dy klubeve në prag të sfidës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, me miqtë që kanë krijuar idenë se vendasit donin të fshinin ngjyrën jeshile, që është edhe ngjyra mbizotëruese e St Etienne.

“Adequat”, sponsori që Lyon mba në mëngë në këtë sezon, është akuzuar se ka dashur të tallet me ekipin mik. Një vit me parë, Lyon ka fituar 5-0 një ndeshje shumë të ndezur, që duhej të ndalej për disa minuta për të mos u pezulluar. Një situatë e krijuar pasi Nabil Fekir shënoi golin e pestë për miqtë dhe festoi përpara tifozëve vendas, duke hequr fanellën e tij dhe duke i treguar atyre emrin dhe numrin.

Një gjest ky që ka tërbuar tifozët e St Etienne, të cilët janë futur në fushë, teksa lojtarët e dy ekipeve janë dërguar në dhomat e zhveshjes. Ka qenë një fund i shëmtuar i një takimi të zjarrtë. Lyon është në avantazh për sa i takon përballjeve direkte, por miqtë janë vetëm një pikë larg tyre në renditje.

Edhe pse vendasit duhet të mendojnë për ndeshjen e Champions League që kanë më Manchester City-n mesjavën e ardhshme, nuk ka asnjë dyshim që ata janë të përqendruar vetëm te “Le Derby”, që mund të shkruajë një tjetër kapitull të zjarrtë në rivalitetin e këtyre dy ekipeve.

🔴🔵 HEY L'Olympique Lyonnais – OL !On est tous derrière vous pour le derby Vendredi soir 😉 D'ailleurs, on se disait…

Gepostet von Adéquat am Donnerstag, 22. November 2018

Related posts

A DO TË LARGOHET MESSI? Çfarë po ndodh me Martinez, rrëfehet presidenti i Barcelonës

Delo.autor

Xhaka flet pas barazimit ndaj Liverpoolit: Nuk ishte rezultati që deshëm

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ NAINGGOLAN ka pësur një tjetër DËMTIM, pritet të MUNGOJË deri…

Isa.Autor

Leave a Comment