Futboll Premier League Sport

PERIUDHË E KEQE PËR OZIL/ Emery : Ishte një ndeshje e vështirë dhe kisha opsione të tjera

Lidhja e mesfushorit gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil, me trajnerin e Arsenalit, Unai Emerys, është përsëri në një periudhë të keqe, pasi që trajneri tha se ndeshja e së dielës kundër Bournemouth ishte e vështirë dhe ai vendosi ta lë Ozilin në stol.

30-vjeçari kishte luajtur në tri ndeshjet paraprake të Arsenalit, që përfunduan barazim, por për ndeshjes e kësaj jave, Emery vendosi se stili i tij nuk përshtatej për ndeshjen kundër Bournemouth.

“Ne menduam si mund ta bëjmë një paraqitje më të mirë në ndeshje, një ndeshje shumë kërkuese në aspektin fizik dhe që kërkon angazhim të vazhdueshëm. Çdo lojtar është i rëndësishëm, por sot tentuam të luajmë me tre qendërmbrojtës dhe ky ishte opsioni ynë për t’u përmirësuar dhe ta bëjmë paraqitjen më të mirë si skuadër”, ka thënë Emery.

 Ozili, i cili tani rrezikon ta humbasë edhe ndeshjet e derbit të Londrës kundër Tottenhamit, as nuk bëri asnjëherë ushtrime gjatë ndeshjes, që mund të lënin të kuptohet se ai mund të inkuadrohet gjatë ndeshjes.

“Kjo gjë varet nga rrjedha e ndeshjes. Unë vendosa për një opsion tjetër. E dimë se ky është një stadium i vështirë për të luajtur dhe është një skuadër e vështirë për ta mposhtur. Nuk kemi humbur që 17 ndeshje, por tri të fundit i kishim barazuar. Kjo nuk mjafton për ne”, shtoi Emery.

Marrëdhënia mes Emerys dhe Ozilit nuk ka qenë asnjëherë shumë e mirë, që kur strategu spanjoll u emërua në pozitën që para tij e mbante Arsene Wenger. Ozil kishte munguar në ndeshjen kundër West Hamit në gusht, pasi që raportohej se këta të dy ishin përleshur në stërvitje, por Emery kishte thënë se Ozil ishte i sëmurë.

Related posts

Dinamo Zagreb fiton kupën e Kroacisë

Sadik.Autor

“ALARM” PARA SFIDËS NDAJ LEICESTER/ Dy lojtarët e Liverpoolit lënë stërvitjen për shkak të…

Delo.autor

SHIFRA MARRAMENDËSE/ Neymar merr vendimin e papritur, parakalon Messi-n dhe CR7

Delo.autor

Leave a Comment