Futboll La Liga Sport

SHIFRAT/ Barcelona është klubi që shpenzon më së shumti për pagat e lojtarëve

Barcelona është bërë klubi i parë nga të gjitha sportet që shpenzon më së shumti para për pagat e lojtarëve. Paga mesatare vjetore të klubit katalanas është afër 12 milionë euro.

Klubi spanjoll e ka marrë kreun në listën Global Sports Salaries Survey, pasi që lojtarët e tyre kanë një pagë mesatare prej afër 12 milionë eurosh në vit, pa përfshirë këtu bonuset e ndryshme.

Kjo mesatare është rritur shumë gjatë kohës së fundit për shkak të kontratës së re të yllit argjentinas të skuadrës, Lionel Messi, si dhe për shkak të transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpooli.

Edhe në vendin e dytë në këtë listë radhitet një klub spanjoll, Real Madridi. Përkundër transferimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldos, në Juventus, “Los Blancos” shpenzojnë më shumë para tani, 9 milionë euro më shumë.

Shpenzuesit më të mëdhenj të vitit të kaluar, klubi i NBA, Oklahoma City Thunder, tani pozicionohet në vendin e tretë, ndërsa në dy vendet e radhës janë rivalët e Oklahomas, Golden State Warriors dhe Washington Wizards.

Manchester Unitedi është i vetmi klub i Premierligës në këtë listë dhe pozicionohet në vendin e dhjetë, pasi që shpenzon 7.4 milionë euro në vit. Vitin e kaluar, “Djajtë e kuq” radhiteshin në pozitën e 23-të.

Related posts

ËSHTË OBJEKTIVI KRYESOR I JANARIT/ Chelsea nis sulmin për të marrë “Bomberin” e Bundesligas…

Delo.autor

ALLEGRI NË HALL/ Dëmtimi i DYBALËS shqetëson Juven, mund të mungojë deri në…

Isa.Autor

”KËRKUAM TRE HERË…”/ Ancelotti AKUZA të forta arbitrit: Herë tjetër ikim nga…

F.autor

Leave a Comment