Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN/ Deschamps rikthen sulmuesin e Man Unitedit në kombëtare

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial është kthyer në kombëtaren franceze të futbollit, për herë të parë pas përjashtimit të bujshëm për listën e Botërorit të kësaj vere.

Futbollisti i “djajve të kuq”, që po bind këtë sezon në kampionatin anglez, Premier League, ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e fundit me United, duke bindur trajnerin e kampionëve të botës se duhet të jetë në Ligën e Kombeve.

“Mendoj se Anthony Martial ka pasur disa oshilacione, por paraqitet shumë mirë me fanellën e United. Varet vetëm nga ai, nëse mund të përmirësohet edhe më shumë”, ka thënë trajneri Deschamps.

Ndërkohë, bie në sy mungesa e radhës e Aymeric Laporte, mbrojtësit që i ka kushtuar Manchester Cityt një shifër rekord dhe është kthyer në pikë referimi për formacionin e Pep Guardiolës. Ai nuk është grumbulluar, pavarësisht se qendërmbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është i dëmtuar. Deschamps ka preferuar të marrë Ramy dhe Sakho, sikurse edhe mbrojtësin tjetër të Cityt, Mendy.

Deschamps, i cili udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Botërorin e 2018-s, ka lënë jashtë edhe sulmuesin e Atletico Madridit, Thomas Lemar, si dhe atë të Arsenalit, Alexandre Lacazette. Franca do të luajë më 16 nëntor në fushën e Hollandës, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve, e më 20 nëntor në miqësoren kundër Uruguait.

Related posts

ARMANDO BROJA RIVJEN I URITUR/ Kombëtarja shqiptare me sytë nga ylli i Chelseas

F.autor

LARGIMI I ZE MARIAS/ Tifozët shpërthejnë ASHPËR kundër Halilit, FUTI 1X2…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ 10 fituesit dhe 10 humbësit e 1/8-ve të Champions League

Q.Autor

Leave a Comment