Futboll Kategoria Superiore Sport

“ËSHTË FATALE TË NDËSHKOHESH 2 HERË NGA KORNIA”/ Trajneri Gega: U bëmë shumë akademik, çdo lojtar donte…

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, u shpreh i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës në sfidën ndaj Tiranës, ku u mposht me rezultatin 2-0. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i verilindorëve u shpreh:

“Kishim punuar në të gjitha aspektet. Por të ndëshkohesh 2 herë nga kornia është fatale. Kemi punuar, kemi qenë të kënaqur, por sot nuk treguam vlerat tona. 2 golat patën efektin e vetë. Është e vështirë të reagosh. Nuk pati një freski.

Kur humb ndeshjen përgjegjësia e parë është e trajnerit. Grupi nuk funksionoi ashtu siç duhej. Ishte ndeshje e parë. Do përpiqemi të korrigjohemi. Nuk e mendoja se do të humbnim në këtë mënyrë.

Një pjesë e madhe e futbollistëve nuk dhanë atë që pritej. Shpresoj të ketë qenë vetëm ndeshja e parë. Do e shikojmë me qetësi situatën, se kush ka çaluar. Grupi është ai që merr meritat, por merre dhe përgjegjësitë. Kjo humbje nuk është se vendos kampionatin.

Po nuk vure shpirtin dhe po nuk luftove si grup, është e vështirë t’ia dalësh. U bëmë shumë akademik, çdo lojtar donte topin në këmbë. Jam i zhgënjyer, patjetër që do marrim përgjegjësitë dhe do të shikojmë me optimizëm.

Ndaj Volfsburgut luajtëm me disiplinë, unë këtë dua. Gjithsesi ishte ndeshje e parë dhe duhet kjo humbje për të nxjerrë mësime.

I kemi ndarë detyrat me emra. Unë mendoja dhe besoja që mbas gabimit të parë njerëzit marrin përsipër. Nuk bëhen 2 gabime radhazi. I patëm disa raste, por nuk  të kënaqte mënyra sesi luajtëm. Shpresoj që të ketë qenë vetëm kjo ndeshje kështu e t’i shikojmë gjërat me optimizëm”, u shpreh Gega.

Related posts

“NDESHJE HISTORIKE PËR SHQIPËRINË”/ Flet mbrojtësi Mavraj: Disa Burra nuk duhen harruar, ne…

Delo.autor

Besiktas-Bayern, eliminimi është i pashmangshëm për turqit

Q.Autor

KRIJIMI I “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Federatat bllokadë Realit dhe Juventus: Nuk do ta lejojmë

Delo.autor

Leave a Comment