Futboll La Liga Sport

River Plate–Boca gati për finalen e përjetësisë, orët e tmerrit i lënë vendin spektaklit

Copa Libertadores 2018 mbërrin në aktin e saj përfundimtar. Orët e tmerrit kanë kaluar tashmë për lojtarët e Bocës të cilët kanë rimarrë veten nga sulmet e frikshme të tifozëve të Riverit me gurë dhe sende të tjera të forta dhe janë gati për një ndeshje të paharrueshme. Sonte, në orën 21:00, do të zhvillohet sfida e dytë finale, ajo e kthimit, mes River Plate dhe Boca Juniors, që do të vendosë se në cilën pjesë të Buenos Airesit do të festohet titulli kampion në këtë këtë kompeticion. Pritshmëritë janë të mëdha për formacionet që do të zbresin në fushë në këtë përballje, e cila do të hyjë në historinë e futbollit.

Në “Bombonera” u zhvillua akti i parë, që ofroi drithërima dhe emocione pa fund, ndërsa këtë radhë skena e derbit më të nxhetë në botë zhvendoset në ‘El Monumental”, ky synohet lavdia e përjetshme.

Trajnerët Gallardo e Barros Schelotto po studiojnë rreshtime të ndryshme, por duhet të bëjnë llogaritë edhe me mungesa për arsye dëmtimi dhe pezullimi. 11 të përzgjedhurit në çdo skuadër do të kenë nderin të përfaqësojnë klubet respektive në sfidën që do të mbetet në kujtesën e tifozëve. Në River Plate-Boca Juniors luhet për gjithçka, jo vetëm për Copa Libertadores, dhe për të fituar kërkohet teknikë, vrapim, grintë zemër dhe sigurisht edhe fat. Cila skuadër do të dijë t’i kombinojë më mirë të gjitha këto aspekte?

Rezultati i ndeshjes së parë, 2-2, favorizon River Plate, që mund të ngrejë lart trofeun edhe me një barazim 0-0 apo 1-1. Faktori fushë gjithsesi merr një peshë specifike në një derbi kaq të ndezur, por mund të kthehet edhe në presion, nëse nuk menaxhohet si duhet.

Related posts

RENDITJA/ JAVA 7: Partizani i vetëm në krye, Skënderbeu vihet në ndjekje

Isa.Autor

RIKTHIMI I BROJËS/ Trajneri i Chelseat: Një alternativë më shumë, sulmuesit shqiptar i duhet vetëbesim

F.autor

MOVIOLA SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Penalltia dhe i kuqi qëndronin, por më parë ishte faull ndaj Dianjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment