Futboll Sport

ZHGËNJIM I PABESUESHËM/ Messi bie në Katar, Arabia Saudite dhuron befasinë e madhe

Në sytë e të gjithë botës, Leo Messi përjeton një zhgënjim befasues. Në premierën e Argjentinës në Botëror, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” me shokë e tij pësuan një shok të pa imagjinuar, përmbysën nga Arabia Saudite duke e nisur aventurën në Katar me një humbje të rëndë. Arabia Saudite vërtetoi edhe një herë pse futbolli është sporti më i bukur në botë, i paparashikueshëm dhe plot emocione.

Messi krijoj iluzionin se kjo do të ishte një shëtitje e bukur në Katar, pas vetëm 10 minutash lojë e gjeti veten nga pika e bardhë e penalltisë. I ftohtë dhe perfekt në ekzekutimin e tij, “pleshti” kaloi Argjentinën në avantazh duke u bërë lojtari i parë në historinë e përfaqësueses së tij që realizon të paktën një gol në 4 Botërore.

Messi vijoi të dhurojë shoë në fushën e lojës, në minutën e 27-të shkëputet bukur duke dërguar sërish topin në rrjetë, por VAR nuk e lejon të festojë gjatë duke anuluar gjithçka për pozicion jashtë loje. VAR kthehet në makth për Argjentinën, pasi një minutë më pas, Martinez finalizoi me gol një aksion perfekt, por sërish festa nuk ishte e plotë pasi gjyqtari i takimit anuloi sërish golin për pozicion jashtë loje. Dukej e pabesueshme, por VAR kap sërish “mat” Martinez duke i anuluar një tjetër gol. Nga katër herë që dërguan topin në rrjetë, Argjentina festoi vetëm për golin e Messit nga pika e bardhë e penalltisë.

Të gjithë prisnin shpërthim e Messit me shokë, por në mënyrë befasuese, Arabia Saudite barazon shifrat në minutën e 48-të, në goditjen e parë në portë. Për ta bërë më të pabesueshme këtë sfidë, Arabia Saudite realizoi një super gol në minutën e 53-të duke përmbysur shifrat. Tek Argjentina nuk e besonin syve, ndërsa trajneri Scaloni u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi duke kryer tre zëvendësime të menjëhershme, por pa efektet që pritej. Nën presion, jo të qartë në fushë, kundër një rivali që u mbrojt në çdo formë, bëri që Argjentina të dalë duar bosh nga sfida e parë në Botëror, pa diskutim blofi më i madh në këtë fillim Botërori.

Related posts

Trajneri, lojtari dhe goli i muajit: Premier League shpërndan çmimet e gushtit

Isa.Autor

E publikojnë pa dashje, zbulohet e ardhmja e sulmuesit të njohur (FOTO)

Sadik.Autor

Donis Avdijaj shënon gol të bukur në Holandë

Q.Autor

Leave a Comment