Futboll La Liga Sport

SENSIBILIZIMI/ Klubi SPANJOLL solidarizohet me refugjatët, dhuron 6 milion euro

Barcelona e madhe në fushë, por dhe jashtë saj. Përmes fondacionit të tij, gjigandi spanjoll ka ofruar plot 6 milion euro për refugjatët të cilët ndodhen në Greqi, Liban dhe Itali. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë që zëvendëskryetari i Klubit, Jordi Cardoner tregoi dhe arsyen e këtij fondi.

“Aty e kuptoni se futbolli mund ta ndryshojë botën, sepse kur fëmijët luajnë gjithçka është e barabartë. Në Barcelonë, vendosëm të akordonim këtë fond pa kushte, pa vënë kufizime në shifra. Ne vazhdojmë të punojmë shumë. Ne jemi veçanërisht të ndjeshëm ndaj situatës së refugjatëve fëmijë.

“Në botë ka 68 milionë refugjatë dhe 50 përqind janë fëmijë,” vazhdoi ai. “Ata nuk janë përgjegjës për këto konflikte dhe ne duam që shumë njerëz të rifitojnë dinjitetin dhe vetëvlerësimin”.-përfundoi Cardoner.

Maria Valles, themeluesja e Fondacionit, ka qenë e kënaqur me suksesin e nismave të saj. “Ne shohim se si, në sajë të këtij programi, fëmijët mund të harrojnë problemet e tyre për një moment dhe ata ndihen më pak të vetmuar”, shtoi ajo.

 

Related posts

EREDIVISIE/ Ajax fiton me 10 lojtarë, e nis mbarë sezonin

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter arrin akordin me Christian Eriksen, ja kur do të kryje testet mjekësore

Delo.autor

Rikthehet Moto Gp/ Rossi dhe Vinales optimistë për garën në Brno

Isa.Autor

Leave a Comment