Formula 1 Sport

Nuk flet asnjëherë për të/ Menaxherja e Schumacher vendosi të bëjë një deklaratë

Menaxherja e kampionit të botës, Michael Schumacher, Sabine Kehm, përherë e ka mbajtur sekrete gjendjen shëndetësore të “klientit” të saj, duke mos folur në publik për të pasi e cilëson si një çështje jashtë interesit publik.

Mirëpo, kohët e fundit Kehm ka thyer heshtjen për të lëshuar një deklaratë të rrallë pasi zbuloi një poster për të përkujtuar karrierën e Schumacher në bashkëpunim me Keep Fighting Foundation.

Në emër të familjes Schumacher, Kehm tha:

Jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me ZOOM për të mbledhur para për Fondacionin Keep Fighting. Kjo është një mënyrë mahnitëse për të festuar karrierën e Michael,për me tepër është një poster shumë i bukur.”

Kujtojmë se gjendja shëndetësore e legjendës gjermane është ruajtur sekret që kur pësoi lëndime katastrofike në tru në një aksident me ski në vitin 2013.

Related posts

GJITHMONË GATI PËR TË “RRËMBYER” LOJTARË/ Juventus mendon për blerjet me kosto zero, ja tre emrat që synon

Delo.autor

FLET TRAJNERI I CHELSEAS/ Sarri: Ja kush janë tre futbollistët më të mirë italianë

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Muaji letargjik i Ronaldos, por në të ardhmen pritet “shpërthimi”

Delo.autor

Leave a Comment