Futboll Seria A Sport

INTER LËSHON “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Marotta synon të marrë në janar yllin e Premier League…

Krishtlindjet dhe Viti i Ri kaluan, por dhuratat nga menaxhmenti i Interit për Antonio Conte ende mund të vazhdojnë. Në shtëpinë zikaltër mendojnë si të përforcojnë mesfushën. Objektivi kryesor është Arturo Vidal, por në mendjen e Marotta dhe Ausilio ka dhe lojtarë të tjerë. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Interit duan të sjellin Christian Eriksen në “San Siro”, në janar.

Ditët e fundit janë zbuluar kontaktet midis klubit milanez dhe rrethit të lojtarit danez. Në nëntor është kontaktuar direkt Tottenham, që zotëron kartonin e mesfushorit. Ish-lojtari i Ajax, siç e dini, do të dalë i lirë në qershor dhe disa klube të mëdha e ndjekin atë. Zikaltrit janë hedhur në sulm, pasi kanë marrë vesh se danezi nuk do të rinovojë me “Spurs”.

Më konkretisht, përmes Jose Mourinho kanë zbuluar se Eriksen nuk është pjesë e planeve të tij. Për ta marrë nga Londra gjashtë muaj para përfundimit të kontratës, 25 milionë euro janë gati. Lojtari mund të kërkojë një pagë të lartë, rreth 9-10 milionë euro në vit, po aq sa Romelu Lukaku.

Ndërkohë, merkatoja është përqendruar edhe brenda Serie A. Objekt i dëshirës së Conte është Nahitan Nandez (Cagliari), i cili mbërriti në verë nga Boca Juniors dhe së shpejti u bë element kryesor i ekipit të Maran. Ideja është ajo e shkëmbimit me Radja Nainggolan, i cili tashmë është duke luajtur i huazuar në Sardenjë.

Related posts

“ÇMENDET PORTIERI I FRANCËS”/ “Akrobati Areola”, kap traversën me këmbë

Isa.Autor

LUAJTI 248 NDESHJE ME BAYERNIN/ Ish-mbrojtësi brazilian vijon të mahnisë me fizikun edhe 45 vjeç (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Marcelo i bën ftesë Neymarit: Cristiano nuk është padroni i Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment