Futboll Kategoria Superiore Sport

NDOQI DERBIN NDAJ TIRANËS NGA TRIBUNA/ Sulmuesi i ardhur me bujë jashtë planeve të Partizanit

Surpriza e mbrëmjes së djeshme te Partizani para derbit ishte mungesa e Valentino Muratajt. Mesfushori nuk ishte në formacion, por as në stolin e rezervave për këtë ndeshje. Kjo ishte një mungesë e rëndësishme për Dajën, i cili nuk e ka aktivizuar nga minuta e parë rregullisht, por e ka përdorur shpesh si “xhol” ish-talentin e Bylisit, në varësi të ecurisë së ndeshjes.

Pas ndeshjes Daja shpjegoi se Murataj mungoi dje ndaj Tiranës për shkak të një incidenti në stërvitje. Zyrtarët e klubit bëjnë të ditur për gazetën se Murataj ka pësuar një çarje në pjesën e ballit dhe plaga ka qenë aq e madhe sa është dashur të qepet. Kështu, i riu e ka pasur të pamundur të luajë në derbi, duke i kufizuar Dajës ndërhyrjet në ofensivë.

Muratajt i duhen disa ditë pushim, por pauza e kampionatit prej festave të fundvitit i jep mundësinë të rikuperohet pa munguar në ndeshjet e radhës në Kupë apo kampionat.

Një tjetër mungesë në stolin e Partizanit ishte edhe Andrija Filipoviç. Sulmuesi i ardhur me bujë në merkaton e verës nuk ka ndonjë dëmtim, por sërish e ka parë ndeshjen nga tribuna, ashtu siç ndodhi edhe ndaj Kukësit në “Air Albania”.

Gazeta pyeti në klub dhe iu tha se lënia jashtë skuadrës e sulmuesit ka qenë vendim teknikë e trajnerit Ilir Daja. Kjo zgjedhje e trajnerit natyrshëm vjen për shkak të formës jo të mirë të sulmuesit, i cili nuk ka mundur të ambientohet aspak dhe nuk ka shënuar asnjë gol në Superiore.

Gjithë këto ngjarje i dërgojnë palët te divorci. Paga e lartë dhe rendimenti i ulët e bën Partizanin t’i kërkojë largimin sulmuesit dhe këto lënie në tribunë mund të jenë edhe një sinjal se nëse nuk ka konsensus për divorcin, nuk do të ketë aktivizim.

Related posts

Largohet Conte? ‘Sport’: Chelsea arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

Q.Autor

E BUJSHME/ Media franceze zbulon sa do të mungojë Neymar

Delo.autor

MILAN0-BOLOGNA/ Destro ngushton shifrat kundër “Kuqezinjve”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment