Futboll Shqipëri Sport

Starova: Të gjithë thonë se Partizanit i duhet një sulmues si Ronaldo, por ata kanë…

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”në RTSH, ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova ka “skanuar” ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit. Ai ka ndalur shumë tek mbrojtja shumë e organizuar e kurbinasve, por nuk ka ndenjur pa komplimentuar Bardhin, sulmuesin e të kuqve.

“Ishte ndeshje e vështirë ajo e Partizanit, sepse duhet llogaritur dhe kundërshtari. Duhet të shihen dhe ndeshjet e tjera, jo vetëm ato mes tyre. Laçi është një skuadër shumë e mirë, pasi fazën difensive e bën shumë mirë. Kundërsulmi i tyre është shumë i mirë. Kjo ndeshje nuk kishte shkëlqim. Partizani nuk ra në kurthin e Laçit. Bardhi ka shumë vlera, pasi ka shpëtuar dy herë Partizanin. Mediat thonë se Partizanit i duhet një sulmues si Icardi apo Ronaldo. Por Bardhi është i aftë.”- ka thënë Sulejman Starova

Related posts

E FUNDIT/ FATI i Ze Marias tek Tirana: Takim me dyer të mbyllura prej 3 orësh me presidentin Refik HALILI

Isa.Autor

Gjehet akordi, ikona e Bayern Munich nuk largohet nga Bavaria

Sadik.Autor

NDESHJA E SË PREMTES/ Pse kaq shumë frikë për sfidën Shqipëri-Izrael?

Isa.Autor

Leave a Comment