Futboll Premier League Sport

“Ta bëjmë Francën përsëri të madhe”/ Mendi TALLET KEQ në rrjetet sociale me Donald Tramp

Benxhamin Mendi, francezi i Mançester Sitit, ka përfunduar shpesh në qendër të kritikave për përdorimin e ekzagjeruar të rrjeteve sociale. Dhe duke parë personat që ai komenton, ndoshta Guardiola nuk i ka të gjithë kompetencat që t’ia heqë celularin nga duart, edhe pse ajo që thotë spanjolli, te Mançesteri është ligj. Me sa duket, jo për të gjithë.

Mendi vëzhgohet me kujdes në klubin e tij në Angli, por kur grumbullohet me Francën, ai i kthehet avazit të vjetër, madje nuk komunikon virtualisht me njerëz dosido, por me personalitete. Në profilin e tij në Tuiter ka rënë në sy një koment që i ka bërë presidentit të Amerikës, Donald Tramp.

Në fakt, nuk ka qenë një ide e mirë, sepse Tramp nuk tërhiqet asnjëherë dhe gjithmonë replikon. Për një moment Mendi është kthyer në ambasador të Francës dhe i ka shkruar presidentit Të Amerikës, kur ky i fundit, në një polemikë me Makron, kishte postuar një slogan elektoral të tijin: “Make France Great Again” (ta bëjmë Francën sërish të madhe). Mesazhi i Mendi për presidentin Tramp ishte me dy yjet e kampionëve të botës dhe një fjali me humor dhe aspak diplomatike: mos u shqetëso vëlla!

Por nuk mbaron me kaq. Tramp nuk i ishte përgjigjur postimit të Mendi, mbrojtësit që ishte krenar për faktin se mbronte Francën nga njeriu më i fuqishëm në botë. Lojtari i Sitit i ka dërguar edhe një mesazh mikut të tij…Emanuel Makron, me të cilin kombëtarja franceze festoi titullin e kampionit të botës. “Mos u shqetëso, me atë merrem unë”, – shkruante Mendi, i cili duket se në kohën e lirë mendon të bëhet ministër, por më shumë i jashtëm se i mbrojtjes.

 

Related posts

LIVE/ Kukësi-Teuta: Pranë golit të dytë verilindorët, e pabesueshme çfarë humbet Rexhinaldo (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Champions NDRYSHON për shkak të SJELLJES ABSURDE të Sterling

Isa.Autor

KUPA E ANGLISË/ Arsenal fiton me përmbysje, goli historik i Pulisic nuk i mjafton Chelseat

Delo.autor

Leave a Comment