Futboll Ligue 1 Sport

TË GJITHË TË ÇMENDUR PËR NABIL FEKIR/ Bajernin e kërcënojnë anglezët për talentin e Lionit

Kalimi i tij te Liverpuli ishte gati zyrtar, por në fund situata u përmbys dhe Nabil Fekir vazhdon të luajë për Lionin. Por do ta bëjë këtë gjë edhe për pak kohë, sepse është një nga dëshirat e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Në garë për këtë futbollist është futur edhe Çelsi, që kërkon të sfidojë Bajernin e Mynihut. Trekuartisti francez, autor i katër golave dhe katër asisteve, ua ka bërë të qartë drejtuesve të Lionit se dëshiron të nisë një aventurë të re verën e ardhshme.

Për të ka nisur që tani ankandi. Te Bajerni e duan me çdo kusht për rinovimin e grupit, por Anglia duket se e josh më shumë francezin, pasi aty kampionati është më i fortë.

Related posts

REAL MADRID-ATLETICO BILBAO/ Benzema zhbllokon me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“Tërmet” tek Milani, UEFA merr vendimin drastik për kuqezinjtë

Sadik.Autor

KOMBËTARJA FEMRA U-16/ Shqipëria dhuron spektakël në “Air Albania”, shënon 5 gola dhe mposht Malin e Zi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment