Futboll Seria A Sport

TIFOZËT E MILANIT NË FESTË/ Fituesi i “Topit të Artë”: Një ditë dua të kontriboj tek kuqezinjtë

Ricardo Kaka e ka konfirmuar se një ditë do të bëhet drejtor i Milanit, mirëpo nuk e di se kur do të ndodhë kjo gjë.

Legjenda e Milanit është takuar me Leonardon dhe Paolo Maldinin gjatë këtij viti, pasi iu është ofruar atij një rol, mirëpo ai ka thënë se momentalisht është i fokusuar në familjen e tij në Brazil.

“Momentalisht jam i fokusuar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar në shumë vende”, ka thënë Kaka.

“Marrëdhënia ime me Milanin është shumë e afërt, ne jemi gjithmonë të afërt, mirëpo nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

“Do të kthehem, gjëja e vetme që e di sigurt është se do të punoj atje një ditë, por nuk e di se kur”.

Kaka për Milanin ka 307 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 104 gola dhe ka bërë 65 asistime gjatë dy periudhave si lojtar i Milanit, nga viti 2003 deri më 2009, dhe nga viti 2013 deri më 2014.

Braziliani ka fituar një herë Ligën e Kampionëve, një herë titullin e Serie A-së, po ashtu nga një herë UEFA SuperCup dhe FIFA Club World Cup.

Related posts

PREZANTOHET SI TRAJNER I RI I JUVENTUS/ Sarri: Objektivi i klubit është triumfi në…

Delo.autor

MILAN-EMPOLI/ “Kuqezinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Piatek

Delo.autor

ZBULON GJENDJEN E MESFUSHORIT ERIKSEN/ Federata Daneze: Folëm këtë mëngjes, përshëndeti skuadrën

Delo.autor

Leave a Comment