Futboll La Liga Sport

TRAJNERI SPANJOLL GUARDIOLA/ “Manchester City ka shumë para”

Trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se ai është në dijeni se klubi i tij ka shumë para, por ai ka insistuar se ai e dashuron klubin anglez për gjëra shumë më të rëndësishme sesa vetëm paratë.

Trajneri katalonas ka punuar në disa nga klubet më të mëdha në botën e futbollit gjatë karrierës së tij. Ai kishte filluar me Barcelonën, ku kishte thyer shumë rekorde, dhe më pas kishte vazhduar me Bayern Munichun dhe tani me Manchester Cityn, transmeton Gazeta Express.

Gjatë karrierës së tij, Guardiola ka arritur ta fitojë titullin e La Ligës, Bundesligës dhe Premierligës, si dhe titullin e Ligës së Kampionëve. Të gjitha klubet e spanjollit i kanë ofruar atij shumë para në dispozicion për ta bërë skuadrën e tij më të mirë të mundshme.

Miliardat e pronarit të Cityt, Sheik Mansour, i kanë mundësuar atij ta ndërtojë edhe një skuadër tjetër përplot yje në stadiumin Etihad, por Guardiola pretendon se paratë nuk janë gjithçka për të, si dhe e quan këtë klub shtëpinë e tij,

“E di se njerëzit thonë se ne kemi shumë para, kjo është e vërtetë, por përkundër kësaj, është e mrekullueshme kur e mendon se me çfarë njerëz jam duke punuar dhe jam shumë me fat që jam këtu”, ka thënë Guardiola.

“Faleminderit shumë që më keni bërë të ndihem në shtëpi në vendin tuaj dhe këtu në Mançester. Jam me fat që jam në këtë vend, në Angli. Është e mrekullueshme, ka qenë ëndrra ime që nga koha kur isha një djalosh i vogël”.

“Edhe kur isha trajneri ri, ëndërroja të vija në vendin tuaj dhe të bëhesha trajner këtu. Kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua”.

Related posts

REVULUCION I POCHETTINO-S/ 15 lojtarë nxirren në shitje, a shpëton Broja?

F.autor

PAS FITORES NDAJ UNIVERSITATEA-S/ Trajneri Duro: Një sukses i jashtëzakonshëm, por…

Delo.autor

TIFOZË, PËRQAFIME DHE PUTHJE/ Futbolli në Bjellorusi jeton në një tjetër planet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment