Gossip

Tyson Fury sakrifikon gjithçka për titullin: Kam 3 muaj pa bërë seks

Boksieri britanik Tyson Fury e ka marrë shumë seriozisht duelin e 1 dhjetorit ndaj amerikanit Deontay Wilder, duel që është i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e rëndë, që mbahet nga amerikani. Në një intervistë, Fury, ish-kampion bote në këtë Divizion, u shpreh se ka 3 muaj që nuk bën seks, pasi për të përparësi ka titulli kampion.

Fury, 27 fitore e asnjë humbje, ka lënë stërvitjen në mal dhe tani ka zbritur në Los Anxhelos, ku do të kryejë 2 javët e fundit të përgatitjes, para sfidës në stadiumin “Staples Center”. Ai nuk ka zbritur në qytet vetëm për të qëndruar pranë bashkëshortes Paris dhe dy fëmijëve, por edhe për të vijuar i qetë stërvitjen dhe ambientuar me klimën e qytetit.

Jemi të dy gjigantë në ring dhe gati të rrahim me grushte njëri-tjetrin. Në një moment grushtet nuk do të mungojnë, por unë besoj se “instikti im i gjashtë” do të dalë në pah. Në një moment edhe fuqia mashkullore të ndërhyjë në këtë duel, ndaj kam 12 javë që nuk kam bërë seks për të evituar çdo problem dhe ruajtur forcat për në ring”, u shpreh sot Tyson Fury

Related posts

SULMUESI BALOTELLI NË AKSION/ “Super Mario” shkëmben puthje të zjarrta me turisten seksi (FOTO)

Delo.autor

“THA PO”/ Futbollisti shqiptar i propozon martesë të dashurës së tij (FOTO)

Delo.autor

Melissa gjithnjë seksi, Boateng me çorape të grisuara në shtëpi

Q.Autor

Leave a Comment