Futboll Futboll Sport

URUGUAI-BRAZIL/ Histori dhe prestigj në “Emirates”, Cavani sfidon Neymarin

Uruguai-Brasil është e destinuar të jetë në jetë të jetëve një përballje e veçantë. “Maracanazo” ka mbetur i skalitur në historinë e futbollit brazilian si një nga momentet më të errëta. “Të kaltrit” fituan për herë të dytë Kupën e Botës, duke triumfuar me përmbysje në mitikun “Maracana” përballë “Seleçaos”.

Kësaj here është thjesht një miqësore, e para që nga viti 1995, dhe do të luhet në “Emirates Stadium” të Londrës, megjithatë fakti që nuk është zyrtare nuk ia redukton prestigjin një supersfide të tillë. Brazilianët në dekadën e fundit e shohin me buzëqëqeshje kundërshtarin, duke qenë se nuk dalin të dëshpëruar nga një përballje me Uruguain prej 9 takimesh radhazi, ku kanë fituar në 6 raste dhe barazuar 3 herë, ndërkohë që stadiumi i Arsenalit është kthyer si një shtëpi europiane për ekipin e Tites.

Kjo është hera e 8-të që Brazili do të luajë një miqësore në këtë impiant. Në një kohë që përfaqësuesja nga vendi i “karnavaleve” është dorëzuar vetëm 1 herë në 35 ndeshjet e fundit miqësore, urguaianët zbresin me një marsh më pak. Nëse sfida nuk ka rëndësi pikësh, këtë e vërtetojnë edhe rezultatet vetëm 2 suksese në 9 takime miqësore të zhvilluara së fundmi. Një duel brenda duelit do të jetë ai mes 2 “parizienëve”, Edinson Cavanit dhe Neymarit.

2 sulmuesit kryesorë të PSG që nuk gëzojnë një marrëdhënie të përsosur jashtë fushës do të sfidohen në distance. Natyrisht dozat e spektaklit do t’ia shtojë edhe prania e Luis Suarez, Jesus e Willian. “Emirates-Stadium” do të admirojë “yjet” e futbollit botëror këtë të premte në orën 21:00 dhe si gjithnjë emocionet e një prej përballjeve më të veçanta do të mund t’i përjetoni drejtpërdrejt në Supersport.

Related posts

Shqipëria U-19 e mposht Greqinë

Q.Autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Zvicër-Gjermani, rezultati 1-1

Delo.autor

Presidenti i Bajernit sulmon Murinjon: Trajner super yll, i intereson më shumë vetja sesa ekipi

Sadik.Autor

Leave a Comment