Futboll Sport

“NËSE DO TË KISHA DYSHIME DO…”/ Ish-ylli i Real MADRID mund të DËNOHET me burg

Xabi Alonso është një tjetër futbollist që rrezikon burgun. Të gjithë futbollistët që kanë luajtur në La Liga janë venë në shënjestër nga autoritet vendore spanjolle për evasion fiskal.

Ai që ka vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes është Alonso, i cili nuk ka pranuar se është fajtor dhe as të bëjë një marrëveshje.

Lajmi bëhet i ditur nga “El Confidencial” e cila thekson se ish-mesfushori nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje për shkak të çështjeve parimore. Ish-lojtari dyshohet se ka fshehur të ardhurat për të shmangur taksat. Gjyqi do të mbahet në 23 janar.

“Nëse do të kisha dyshime rreth situatës sime do të kisha arritur marrëveshje, por jam i qartë për ato që kanë ndodhur”, është shprehur Alonso

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo pranuan një marrëveshje për të paguar një gjobë të majme duke i shpëtuar në këtë mënyrë burgut.

Related posts

VAZHDON “ÇËSHTJA ICARDI”/ Cassano kundër: Wanda Nara bën rrëmujë me deklaratat, ka krijuar…

Delo.autor

NUK NDALET JUVENTUS NË MERKATO/ Prezantohen Gonzales dhe Conceiçao, gati edhe Koopmeiners

F.autor

Ditë e hidhur për futbollin Anglez, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i kombëtares Angleze

Q.Autor

Leave a Comment