Futboll Kombëtarja Ndeshjet Live

MIGJEN BASHA DREJT AUSTRALISË/ Ja skuadra ku pritet të transferohet mesfushori shqiptar

Vetëm disa javë pasi komunikoi lamtumirën e tij nga Kombëtarja shqiptare, Migjen Basha konfirmoi edhe largimin nga Arisi i Selanikut.

Mesfushori shqiptar edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën greke, ditën e martë zyrtarizoi prishjen me konsensus të marrëveshjes, duke u shndërruar në një lojtar të lirë në treg.

Sipas mediave të huaja, ish-mesfushori i Torinos do të transferohet te Melbourne Victory në kampionatin australian.

Fakti që 33-vjeçari është shumë pranë transferimit në një kontinent të largët si Australia, ka ndikuar edhe në zgjedhjen e tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pasi udhëtimet Australi-Shqipëri do t’i merrnin shumë kohë dhe do të rezultonin shumë të lodhshme për Migjen Bashën.

Related posts

“GOLIN IA KUSHTOJ SKUADRËS”/ Mbrojtësi Kumbulla: Falënderoj trajnerin dhe ekipin për…

Delo.autor

REAL MADRID S’E FAL VALLADOLIDIN/ Endrick në historinë e ‘galaktikëve’! Fiton edhe Atletico

F.autor

Finalja e mbijetesës, lajme të mira para ndeshjes Teuta-Kamza

Sadik.Autor

Leave a Comment