Futboll La Liga Sport

LEGJENDA E BRAZILIT/ Zico: Messi nuk ka nevojë të fitojë Kupën e Botës, për të…

Lionel Messi nuk ka nevojë të fitojë Kupën e Botës, për t’u konsideruar një lojtar i shkëlqyer, sipas legjendës së futbollit brazilian, Zico.

Megjithë suksesin e tij të madh me Barcelonën, çmimi më i madh në futbollin ndërkombëtar nuk është bërë i arritshëm deri tani për Messin, me Argjentinën e tij duke arritur vetëm në finale, në njërën nga katër Kupat e Botës, ku ka marrë pjesë pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Botërori i fundit i Argjentinës përfundoi në fazat e eliminimit driekt në “Rusi 2018”, duke humbur ndaj kampionëve të rinj të Francës. Ylli i Barcelonës do të jetë 35 vjeç në kohën kur “Katar 2022” do të mbahet. Pra, shanset e tij për të fituar çmimin duken të largëta.

Megjithatë, Zico, i cili nuk e ka fituar Kupën e Botës gjatë 10 viteve të tij si lojtar i Brazilit, ka thënë se Messi nuk duhet ta sigurojë këtë trofe, për të provuar cilësinë e tij.

Nuk është një zhgënjim, – tha Zico për “Omnisport”, kur u pyet për fitimin e Kupës së Botës. – Njerëzit sot mendojnë vetëm për arritjet. Mendoj se karriera juaj, puna juaj është më e rëndësishmja. Futbolli është një sport kolektiv dhe shumë herë nuk varet nga një lojtar, që luan mirë.

Kjo varet nëse ekipi luan mirë. Ndonjëherë mund të vendosësh fatin e një loje, por nuk mund të vendosësh fatin e një kompeticioni. Pra, meritat e Messit nuk vihen në diskutim, sepse nuk ka fituar Kupën e Botës.

Johan Cruyff nuk fitoi asnjë Kupë Bote, por ishte një nga lojtarët më të mirë të historisë. Dhe gjithmonë do të jetë kështu. Gjithçka bazohet në të qenit më i miri. E përsëris, futbolli është një lojë kolektive, jo individuale.

Të dy, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kurrë nuk do të ndalen së luajturi për ekipin. Nëse do të isha i ri sot, ata të dy janë lojtarët, në të cilët do të pasqyrohesha vetë. Lojtarët e këtij niveli luajnë për ekipin. Ata kujdesen për veten në mënyrë që të kenë një performancë të mirë individuale, por e dinë se kjo iu sjell dobi klubeve të tyre“. 

Related posts

U SHPALL LOJËTARI MË I MIRË NË SERIE A PËR SEZONIN 2019-20/ Ronaldo: Vit i çuditshëm, por pozitiv në…

Delo.autor

Ergys Kaçe mbetet në rrugë, PAOK-u vendos

Sadik.Autor

ÇUDIRA NGA FRANCA/ Skuadra ngatërron qytet dhe eliminohet nga kupa

Delo.autor

Leave a Comment