Formula 1

5 VJET NGA AKSIDENTI TRAGJIK/ Çfarë po ndodh me Michael Schumacher? (FOTO)

Sot, më 29 dhjetor, u mbushën 5 vjet nga aksidenti tragjik me ski i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher. Ngjarja e rëndë ndodhi ne Alpet franceze, me pilotin gjerman që pësoi dëmtime të rënda në kokë, çka solli operacionin e menjëhershëm. Nga ajo kohë, ka nisur faza e rehabilitimit të Schumacher, por çdo lajm që qarkullon për gjendjen aktuale të legjendës së Formula 1 është një “quiz”.

Rehabilitimi vazhdon në sekret të plotë, në shtëpinë e Michael në Zvicër, ku dihet vetëm që një staf prej 15 mjekësh e infermierësh kujdesen 24 orë për të. Lajmet zyrtare nga familjarët apo menaxherja e pilotit janë me pikatore dhe nuk japin asgjë konkrete në lidhje me gjendjen e tij, nëse ecën apo njeh njerëzit që ka përreth.

Çfarë dimë realisht nga aksidenti dhe nga shërimi i Schumacher?

Aksidenti tragjik ndodhi më 29 dhjetor, në malin Maribel, në Francë. Piloti u transportua në një spital në Grenoble, në gjendje kome, ku u konfirmua një dëmtim i rëndë në kokë (traumë). Ndërhyrja kirurgjikale ishte e menjëhershme.

Mjekët konfirmuan se operacioni i parë shkoi mirë, por se është i nevojshëm një ndërhyrje e dytë, pasi situata është ende e rëndë. Ky operacion i dytë bëhet për të ulur fryrjen dhe enjtjen e trurit.

Në prill të 2014-ës, familja e tij tha se piloti ka momente përmirësimi, që është i vetëdijshëm dhe është rizgjuar nga koma e gjatë e më pas piloti doli nga spitali i Grenoble, ku qëndroi për 6 muaj.

Në shtator të vitit 2014, familja shtoi se rehabilitimi i Michael do të vijojë në shtëpinë e tyre në Zvicër: “Duke parë dëmtimet e mëdha e të shumta në kokë, janë bërë disa progrese kohët e fundit, por rruga është e gjatë dhe e vështirë”, tha familja e tij një vit pas aksidentit.

Në shkurt të vitit 2016, Sabine Kehm, menaxherja e pilotit, tha: “Me mbështetjen dhe durimin e të gjithëve, një ditë piloti do të jetë sërish mes nesh”. Lajmi se “piloti mund të ecë”, i publikuar në mediat gjermane (revista Bunde) përfundoi në gjykatë, me familjen që fitoi procesin.

Nga ajo kohë, pak lajme, veç një deklarate të ditëve të fundit të Jean Todt, presidenti i FIA, që tha se ka parë garën e fundi në Brazil së bashku me 7 herë kampionin e botës. Lajm që rikthen shpresat se një ditë do të mund të shohim kampionin gjerman.

5 vjet nga aksidenti të gjithë vazhdojnë të luten: #KeepFightingMichael.

Related posts

Ferrari njofton largimin e Kimi Raikkonen, ja emri surprizë që do ta zëvëndësoi

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas hedh kandidaturën: Ky është sezoni i duhur për titullin

Delo.autor

PAS DOMINIMIT NË FORMULA 1/ Wolff: Sezonin tjetër do të shihni një Mercedes dhe Hamilton të ri

Isa.Autor

Leave a Comment