Futboll Seria A Sport

MBI SERIA A DHE LUFTA PËR TITULL/ Sacchi: Do të jetë një garë treshe, ndërsa Juventus…

I intervistuar për La Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi ka folur për Serinë A dhe në veçanti për luftën për titull.

“Nuk jam një magjistar, por Inter, Milan dhe Napoli po ecin shumë mirë, ndërsa Juventus ka akoma disa probleme për të zgjidhur. Ka mundësi që të jetë një luftë mes tre Inter, Milan dhe Napoli-t”, ka thënë Sacchi.

Për Napoli-n: “Nuk jam i befasuar, por dua të pres para se të jap një gjykim përfundimtar. Gjithsesi, mund të them se Spalletti po bën një punë të shkëlqyer dhe kjo më bën të lumtur: e kam vlerësuar gjithmonë”.

Për Inter-in: “Inzaghi është i aftë, ka ruajtur skeletin e sezonit të kaluar, nuk ka ndryshuar modul. Është larguar një sulmues i jashtëzakonshëm si Lukaku, por Inter vazhdon të shënojë. Kjo do të thotë se është loja që prodhon golat. Pres më shumë guxim nga zikaltrit”.

Për Milan-in: “Mënyra e lojës së Milan-it është ajo e një skuadre europiane. Janë të gjithë të rinj, nuk kanë shumë eksperiencë dhe duhet ta kalojnë këtë mangësi me lojën dhe fuqinë e grupit”.

Related posts

Blind do të luaj në Serie A, skuadrat e mëdha në garë për të

Sadik.Autor

“NUK DO E FTOJA NË DITELINDJE…”/ Klopp: S’më pëlqeu çfarë i bëri Ramosi…

F.autor

Shkruhet historia në futboll, gjyqtari jep kartonin e parë të gjelbër

Sadik.Autor

Leave a Comment