Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI NGA DY KOMPETECIONET EUROPIANE/ Cassano paralajmëron Inter-in: Do të ishte një katastrofë e vërtetë nëse…

Antonio Cassano, ish-sulmuesi i Inter-it, Milan-it dhe Roma-s, ka folur në kanalin Youtube të gazetarit Stefano Borghi.

Ish-futbollisti ka folur në lidhje me luftën për titull në Itali dhe pasojat që do të kishte për Inter-in një dështim në kampionat.

“Inter e ka nisur shumë keq sezonin, veçanërisht sepse është eliminuar nga kompeticionet europiane: aty ka qenë një katastrofë. Inter ka vetëm një objektiv, të fitojë titullin: po doli në vend të dytë, do të jetë një katastrofë”, ka thënë Cassano.

“Zikaltrit janë të favorizuar sepse Conte, duke luajtur një herë në javë, arrin t’i japë diçka më shumë skuadrës. Unë jam interist nga lindja, por Inter-i nuk më emocionon si Atalanta kur luan”.

“Skudra e Conte-s është solide, pëson pak dhe shënon sepse Lukaku me Lautaro po realizojnë shumë gola, veçanërisht në këtë Serie A. Inter është favorite, por nuk luan një futboll të bukur”.

Related posts

ENDE ASNJË GOL/ RONALDO fiton TREFISHIN e lojtarit të dytë më të paguar në ITALI

Isa.Autor

Berlusconi kundër Gattusos: Milan po luan me një modul krejtësisht të gabuar…

Q.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Bologna-Milan. Rezultati 2-4

Delo.autor

Leave a Comment