Futboll Sport

TRE GËZIME PËR MILAN/ Ministri Salvini turfullon ndaj UEFA-s në 50 vjetorin e Curva Sud: Ka një… (FOTO)

Në ditën e 119 vjetorit të lindjes së Milanit (që prej datës së themelimit 1899), Gennaro Gattuso ka marrë një dhuratë të madhe nga tri futbollistë të rikuperuar. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë përballë Bolognas në transfertë, mbrëmjen e të martës, ndërsa trajneri do të ketë në dispozicion Mateo Musaçhio, Alessio Romagnoli dhe Suso. Dy mbrojtësit kthehen pas 1 muaji jashtë, ndërsa spanjolli mungoi vetëm në eliminimin europian ndaj Olympiacosi, në Greqi.

Vijojnë të jenë jashtë Lucas Biglia, Giacomo Bonaventura dhe Mattia Caldara. Nëse Biglia dhe Caldara pritet të kthehen në fund të janarit, Bonaventura ka mbyllur sezonin.

Ndërkohë, te festa e 50 vjetorit të Curva Sud, tifozeria e zjarrtë kuqezi, ka qenë i pranishëm edhe ministri Matteo Salvini, që ka folur rreth situatës kuqezi. “Kam nisur ta ndjek Milanin në Serie B, nuk dorëzohem për një humbje apo një vendimi të ashpër të UEFA-s. Nuk jam avokat, por më duket e qartë se dikush ka shpenzuar qindra miliona, por ndaj Milanit dhe ekipeve të tjera italiane ka një përndjekje. Por, futbolli është futboll”.

Më pas, ai e mbyll duke komentuar mosardhjen e Ibras: “Nuk bën diferencën lojtari i vetëm, por grupi. Shpresoj që Higuain të rikuperojë formën më të mirë. Gattuso? Kam respekt dhe vlerësoj punën e tij. Unë bëj ministrin, ai trajnerin. Janë të ndara gjërat”.

 

Related posts

RRUGËTIMI NË CONFERENCE LEAGUE/ 2.6 milionë euro të sigurta për katër ekipet e Kategorisë Superiore

Delo.autor

FIFA vendos në verë/ Ja kujt shteti i kalon Botërori 2022 nëse i hiqet Katarit

Q.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Levante-Real Madrid. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment