Futboll La Liga Sport

KRIZA E DËMTIMEVE/ BARÇA promovon të TALENTIN dhe i jep numrin e LEGJENDËS

Carles Alena është promovuar në ekipin e parë të Barcelona-s dhe do të veshë fanellën me nr. 21, që dikur ka qenë e Luis Enrique dhe Lilian Thuram. Lëvizja e 20-vjeçarit nga rezervat tek ekipi i parë ka ardhur pas dëmtimit të gjatë që ka pësuar Rafinha, i cili do të mungojë për 6 muaj.

Mesfushori është një produkt i La Masia-s i cili, megjithëse luan si mesfushor qendror, ka impresionuar stafin teknik me aftësinë për të shënuar gola.

Ai pritej të prezantohej tek ekipi i parë me kalimin e kohës, por dëmtimi i Rafinha-s ka bërë që barça të ketë nevojë për të që tani.

Alena do të veshë fanellën me nr. 21, që dikur është veshur nga Luis Enrique dhe Lilian Thuram. Gjithsesi, kohët e fundit nuk ka qenë një numër me fat, pasi është mbajtur nga dështimi Andre Gomes që aktualisht luan tek Everton.

Related posts

PROBLEMET NË KOMBËTARE/ Reagon ashpër mesfushori Pogba: Tensionet e vetme që ekzistojnë janë në…

Delo.autor

SFIDA DERBI NDAJ ATLETICO MADRID/ Ancelotti: Shpresoj të kem fatin e Simeone edhe unë

Delo.autor

Barcelona dështoi ta merrte/ Gjiganti anglez futet në mes për të rrëmbyer yllin francez

Isa.Autor

Leave a Comment