Futboll Seria A Sport

MAESTRO ITALIAN/ Pirlo: Alegri GABOI me mua, MODRIC ka fituar shumë këtë sezon, POR…

Ish futbollisti i Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo, ka marrë një çmim për karrierën mbrëmjen e së hënës, së bashku me Françesko Totin. Mesfushori ka folur për “Sky Sport” për kampionatin e Seria A, por edhe për fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modriç.
“Ka fituar shumë trofe këtë sezon. Ata nuk ia dhanë këtë çmim Mesit dhe Ronaldos, kështu që…”, ishte komenti i shkurtër i Pirlos. “Ronaldo është futbollist i madh. Gjithmonë është i përqëndruar në stërvitje, është frymëzim për të tjerët.” komentoi ish-kampioni i botës me Italinë në 2006.

“Takimi mes Juventusit dhe Interit do të jetë emocionues, por mendoj se bardhezinjtë janë skuadra më e mirë dhe do të vazhdojë të jetë për shumë vite. Për sa i përket Alegrit ai përmirësohet vit pas viti. Kur ishte te Milani ishte ende i ri dhe bëri disa gabime, sidomos me mua (qesh). Tani është një nga më të mirët në botë”, përfundoi Pirlo.

Related posts

IRANI NUK HEQ DORË NGA BOTËRORI/ “Driblon” SHBA, futet në negociata me FIFA-n

F.autor

“JASHTËTOKËSORI” ZBULON SEKRETIN/ Messi: Ndihesha i keqtrajtuar, doja të largohesha nga Barcelona

Delo.autor

RONALDO-JUVENTUS/ Deputeti Erion BRAÇE ka një mesazh për portugezin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment