Futboll Seria A Sport

DASHURIA PËR FANELLËN/ Skriniar “TËRBON” BARÇËN dhe sheh nga sfida me JUVEN

Milan Skriniar është shndërruar në një lider të prapavijës së Interit, teksa nga java në javë ofron siguri gjithnjë e më të lartë para portës së Handanoviç. Qendërmbrojtësi sllovak ka dhënë një intervistë për mediat pranë klubit zikaltër, ku ka komentuar momentin me skuadrën e Interit, por edhe zërat e merkatos.

Cilët janë 3 mbrojtësit më të fortë të Serisë A, përveç lojtarëve të Interit?
Chiellini, Koulibaly dhe Bonucci/Manolas.

Të premten Juventus-Inter…
Është një sfidë e vështirë por ne jemi Interi dhe mund të kishim fituar edhe në Romë. Tani do të përqendrohemi te transferta ndaj Juves, ku do të kërkojmë maksimumin. Janë një skuadër e fortë, që kanë fituar thuajse të gjitha takimet, por ne do të provojmë të bëjmë lojën tonë.

Si do ta ndalni Ronaldon?
Është një sulmues shumë i fortë dhe këtë nuk më takon mua ta them. Gjithsesi nuk do të përqendrohemi vetëm te ai, pasi Juventusi ka edhe lojtarë të tjerë, që mund të vendosin sfida të tilla.

Para pak ditësh keni bërë një foto me De Vrij dhe Samuel…
Një foto shumë e bukur, me një njeri të madh, Kemi diskutuar shumë me Samuel, të cilin e kemi takuar edhe më herët në qendrën stërvitore. Ai është pjesë e tripletës, që do e ëndërrojnë të gjithë.

Çfarë ndjen kur mëson se për ty interesohet Barcelona?
Ndihem mirë sepse do të thotë që unë po punoj mirë dhe puna ime po bie në sy të klubeve të tjera. Gjithsesi tifozët e Interit mund të rrinë të qetë, pasi zikaltrit janë tashmë një klub i madh dhe nuk kam arsye të ndërroj ambient.

A ndihesh tashmë pjesë e mbrojtësve më të mirë në botë?
Nuk ka rëndësi si ndihem unë, por çfarë mendojnë tifozët, shokët dhe trajneri. Unë vetë mendoj se kam shumë hapësira për t’u përmirësuar dhe ndjej se me punë mund të bëj shumë më mirë se kaq.

Related posts

PANORAMA E SERIE A/ Juventusi favorit, Interi, Napoli dhe Milani të “etur” për të prishur festën “bardhezi”

Sadik.Autor

PASI SIGURUAN NICOLAS PEPE/ “Topçinjtë” gati 60 milionë euro për objektivin e Milan…

Delo.autor

DITË E VËSHTIRË PËR BENZEMANË/ Jo vetëm penallti e humbur e dëmtim, francezit i vjedhin dhe shtëpinë

Delo.autor

Leave a Comment