Futboll Shqipëri Sport

ÇFARË LOJATRËSH/ Dy talentet SHQIPTAR shpallen kampionë dimri në Kroaci

Arbër Mehmetllari dhe Enis Çokaj, dy futbollistët shqiptarë të lindur në vitin 2000, janë kurorëzuar kampionë dimri U-19 në Kroaci, një nga kampionatet më me nivel në të gjithë Europën, për këtë grupmoshë, që shpesh herë shërben si fidanishte për klubet e mëdha të kontinetit.

Krahas arritjes në gjysmëfinalet e Kupës së Kroacisë U-19, ku goli i Mehmetllarit rezultoi vendimtar për kualifikimin me rezultatin 1-0 ndaj Inter Zapersiç, dy djemtë shqiptarë kanë gjetur rrugën e golit në fitoren 3-1 ndaj Hrvatski Dragovoljac, në ndeshjen e fundit të fazës së parë.

Mehmetllari, një prodhim i Akademisë së Alban Bushit në Tiranë, është qendërsulmuesi titullar dhe golashënuesi më i mirë i Lokomotivës së Zagrebit, që e mbylli fazën e parë me tre pikë më shumë se Dinamo e Zagrebit dhe me pesë pikë avantazh ndaj Hajduk Split, dy shkollat më të mëdha të futbollit në Ballkan.

Mehmetllari dhe Çokaj kanë firmosur me klubin e Lokomotivës së Zabrebit dhe sezonin e ardhshëm pritet të jenë pjesë e ekipit të parë ku luan një tjetër sulmues kuqezi, Myrto Uzuni.

Related posts

Marcelo kërcënon: E di saktësisht se si duhet të sillem me Salah

Sadik.Autor

“Ferrari” qëndroi sërish në garazh, Sadiku në formacionin e dështimeve në La Liga

Sadik.Autor

JEP LAJMIN E MIRË/ Presidenti i UEFA-s: Ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen me tifozë

Delo.autor

Leave a Comment