Futboll La Liga Sport

“SHPËRTHEN” PËR KALENDARIN/ Ancelotti: Kjo që po ndodh është çmenduri

Ndeshja kundër Elçes në Kupën e Mbretit të enjten në mbrëmje ka qenë e veçantë për Karlo Ançelotin. Ai ka festuar ndeshjen e tij numër 150 në krye të solit të madrilenëve, duke përmbledhur të dyja etapat e tij në Spanjë.

Ai e ka festuar me fitore këtë takim jubilar, duke siguruar dhe kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Spanjës. Në 150 takime në drejtimin e Realit, tekniku italian numëron 113 fitore, 18 barazime dhe 19 humbje.

Ai është bërë trajneri i shtatë në historinë e Realit të Madridit që arrin këtë shifër në bankinë. Vetë klubi i ka bërë dhuratë një fanellë me numrin 150 që përkon me numrin e ndeshjeve të tij në krye të “Los Blancos”.

Ai ka falënderuar Realin për këtë dhuratë duke premtuar suksese të mëtejshme. Por trajneri i Realit ka shpërthyer kundër Federatës Spanjolle dhe Ligës Profesioniste për kalendarin e ngjeshur. Federata Spanjolle ka vendosur që takimet çerekfinale në Kupën e Spanjës të luhen më 2 dhe 3 shkurt. Reali do të përballet me Bilbaon ku rrezikon të gjendet me mungesa të shumta.

Pesë lojtarët nga Amerika e Jugut: Militao, Kasemiro, Vinicius, Rodrigo dhe Valverde janë grumbulluar me kombëtaret e tyre (Brazil e Uruguai) dhe do të luajnë më 2 shkurt. Ndërsa Reali luan me datë 3 shkurt në Bilbao në Kupë.

Klubi ka kërkuar shtyrjen, por Federata Spanjolle ka injoruar kërkesën e Realit. Për këtë ka reaguar dhe Ançeloti, i cili ka qenë mjaft i ashpër. “Çfarë të them për kalendarin? Është një çmenduri. Ata që vendosin duhet zgjohen”, ka thënë italiani.

Related posts

Derbi edhe në merkato, Mourinho sfidon Pep duke ofruar dyfishin

Sadik.Autor

“AI KA GJITHÇKA”/ Hargreaves i sugjeron Manchester Cityt yllin e Serisë A

Delo.autor

MILAN-JUVENTUS/ Ronaldo kundër Ibrës. sfida e fundit, 5 vite më parë

Delo.autor

Leave a Comment