Futboll Seria A Sport

MERR FUND GJITHÇKA/ INTERI “rishpallet” kampion, mbyllet gjyqi i madh i Juventusit

Interi-Juventus -titulli 2006: Pyetjes që zgjat prej më shumë se një dekade i duhet shtuar fjala “fund”. Gjithçka e mbaruar, të paktën duke i qëndruar aktit të fundit të publikuar nga vendimi i Kasacionit, që ka hedhur poshtë kërkesën e Juventusit për të kërkuar titullin e vitit 2006, që iu hoq pas ngjarjeve të “Calciopoli”-t dhe që iu dha në tavolinë Interit. Përtej Kasacionit nuk ka asnjë gjykatë tjetër të cilës mund t’i drejtohesh.

Juventusi dhe Interi, vitet e fundit, janë kapur shumë midis tyre në lidhje me këtë temë. Madje, deri kur Massimo Moratti ishte president zikaltër, provokonte shpesh, ndërsa Agnelli, padroni numër “1” i “Zonjës”, përgjigjej po me të njëjtën monedhë.

Por, si iu dha zikaltërve ai titull i vitit 2006? Ishte koha e Calciopoli-t, i vendimit të bujshëm (Juventusi në Serie B) dhe heqjes së titullit të vitit 2005 dhe 2006, që u hoqën nga dhoma e trofeve: i pari i hequr dhe pa pronar, ndërsa i dyti që iu dorëzua Interit për një sërë motivesh. Jo i fundit, inputi i UEFA-s që impononte federatën italiane të futbollit t’i jepte një emër klubit që do të merrte atë trofe bardhezi. i takonte Interit.

Nga ajo kohë, një sërë ngjarjesh kanë vijuar. Në një anë Juventusi që e quan “titulli i kartonit”, pasi ka kaluar zyrazi, ndërsa ana tjetër që e quan “titulli i ndershmërisë, më i bukuri”.

Kurioz është fakti që gjithçka ndodhi ditën e prezantimit të Massimo Marotta-s te zikaltërit si administrator i deleguar zikaltër.

Related posts

STATISTIKAT/ Milani barazon rekordin negativ pa fitore me Piolin, Inzagi i pandalshëm në Superkupë

F.autor

PARA NDESHJES NDAJ HERTHA BERLIN/ Trajneri Flick: Do të doja t’i kisha në ekip, por mund të ndjekin shembullin e…

Delo.autor

SHIFRAT NUK GËNJEJNË/ Bayern jashtë Champions por Kane është rekordmen

F.autor

Leave a Comment