Futboll Premier League Sport

DERBI I LONDRËS/ Arsenal nuk njeh kundërshtar, Tottenham ka “harruar” të fitojë në “Emirates”

Arsenal do të “mirëpresë” Tottenham në javën e 14-të të Premier League. Ky do të jetë derbi numër 196-të i Londrës Veriore dhe vendasit do të duan të mbrojnë ecurinë prej tetë ndeshjesh pa pësuar humbje në shtëpi kundër rivalëve të përjetshëm (5 fitore, 3 barazime).

 Statistika

– Tottenham ka humbur më shumë pikë se çdo skuadër tjetër në historinë e Premier League kur ka qenë në avantazh në ndeshjet e Premier League të luajtura kundër Arsenal: 37 pikë.

– Arsenal ka shënuar gol në secilën prej 22 ndeshjeve të luajtura në shtëpi kundër Tottenham në të gjitha kompeticionet. Herën e fundit që nuk e ka bërë këtë ka qenë në një barazim 0-0 të regjistruar në nëntorin e 1998-ës.

– Arsenal nuk ka pësuar asnjë humbje në 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat (8 fitore, 3 barazime).

– Tottenham ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë, ecuria e tyre më e mirë në këtë fazë të Premier League që nga sezoni 1960-61, kur kanë fituar edhe titullin e tyre të dytë.

– Arsenal është skuadra e Premier League me më shumë gola të shënuar në pjesën e dytë, në këtë sezon: 21.

– Tottenham ka fituar shtatë derbit e fundit të Londrës Veriore që ka luajtur në Premier League. Vetëm një herë ata kanë patur një ecuri më të mirë në kategorinë kryesore të kampionatit anglez (8 mes tetorit 1950 dhe gushtit 1951).

– Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka shënuar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e luajtura kundër Arsenal në Premier League (shtatë gola në total).

– Trajneri i Arsenal, Unai Emery, dhe ai i Tottenham, Mauricio Pochettino, nuk janë përballur që nga prilli i 2012-ës, kur Espanyol i Pochettino fitoi 4-0 ndaj Valencia-s në La Liga. Megjithatë, Emery ka fituar të tri përballjet e luajtura në shtëpi kundër Pochettino-s mes janarit të 2010-ës dhe dhjetorit të 2011-ës.

– Tetë gjuajtjet e fundit të bëra në kuadrat nga sulmuesi i Arsenal, Aubameyang, kanë qenë gola. Portieri i fundit që ka pritur një gjuajtje të tij ka qenë Lukasz Fabianski i West Ham gushtin e kaluar.

Related posts

PRONARËT E MILANIT NË TELASHE/ Gjykata në Luksemburg u ngrin 364 milionë euro

F.autor

Muça: Tirana “fut ujë” në mbrojtje, aspak dinjitoze mënyra si është ndërtuar ky ekip

Isa.Autor

TRIUMFOJNË NDAJ MONTPELLIER/ PSG përmbys në fund me Neymar, Mbappe dhe Icardi

Delo.autor

Leave a Comment