Futboll Sport

DITA E TOPIT TË ARTË/ Të gjitha rrugët sot të çojnë te Modric!

E hëna e 3 dhjetorit është dita e Topit të Artë. Mbrëmjen e sotme në Paris të Francës në orën 21:00 do të zbulohet fituesi i çmimit më prestigjoz individual. Sipas të gjitha parashikimeve pritet të thyhet më në fund hegjemonia Ronaldo-Messi që zgjat prej një dekade, me brazilianin Ricardo Kaka që në vitin 2007 ishte fituesi i fundit i Topit të Artë pasi 10 të tjerët i përkasin dyshes Ronaldo-Messi. Të gjitha rrugët sot të çojnë te Luka Modric. Mesfushori kroat i Realit të Madridit është favoriti i madh për të fituar këtë trofe prestigjoz që do të ishte i treti radhazi pas çmimeve që mori nga FIFA, si lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018 dhe FIFA Best Player.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë ata që do të plotësojnë podiumin mes Ronaldos dhe 3 kampionëve të botës, Varane, Mbappe e Griezmann. Në rast se Modric triumfon sot, Reali i Madridit do të lërë pas Juventusin dhe do të bëhet klubi me shumë lojtarë që kanë fituar Topin e Artë, plot 9.  Në Paris do të ndahen edhe disa çmime nga revista prestigjoze France Football e cila është organizatorja e këtij eventi. Do të nderohet edhe Kylian Mbappe i cili do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018, nën moshën 21-vjeç.

Related posts

“GRIEZMANN ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ Simeone rrëfen: E kuptova se do të shkonte në “Camp Nou” kur…

Delo.autor

NJË EMËR I RI NË RADARIN E MERKATOS/ Inter përpiqet të rikthejë në Serie A italianin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

RIKTHEHET GJIMSHITI/ Mbrojtësi lë pas dëmtimin që e la jashtë Kombëtares, gati për Atalantën

F.autor

Leave a Comment